azizi bujari dje e pranoi takimin me gruevskin sot e mohon panike nga reagimi i shqiptareve 68b739024e9c6

Azizi: Bujari dje e pranoi takimin me Gruevskin, sot e mohon. Panikë nga reagimi i shqiptarëve!

September 2, 2025
1 minut lexim

Shkruan: Adnan Azizi

Dje, Bujar Osmani publikisht e pranoi takimin me të arratisurin nga drejtësia Nikola Gruevski, ndërsa sot e mohon. Kjo kthesë nuk është gjë tjetër veçse një gënjeshtër në gjendje paniku, pasi e pa sa fuqishëm reaguan shqiptarët.

BDI dhe Bujar Osmani edhe sot bashkëpunojnë me Nikola Gruevskin dhe Sasho Mijallkovin. Arratisja e Gruevskit u organizua me mbështetjen e tyre, ndërsa Ligji për amnisti për Mijallkovin u votua pikërisht me votat e tyre.

BDI me vite i siguronte kuorum dhe përkrahje Nikolla Gruevskit, gjatë ndërtimit të Shkupit 2014, nga ana tjetër ndodhi rasti “Monstra”, rasti “Lagjja e Trimave”, dhe të gjitha sulmet kundër shqiptarëve.

Të gjitha këto fakte e zbulojnë hipokrizinë e sotme të Osmanit. Ai dëshiron ta fshijë të vërtetën, por faktet mbesin: BDI është partia që gjithmonë ka qenë në linjë me boshtin Vuçiq–Gruevski.

Shqiptarët nuk do të mashtrohen edhe një herë. Më 19 tetor ata do të japin përgjigjen e tyre ndaj gënjeshtrave dhe tradhtive të BDI-së.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjashte gjera qe nuk duhet tia thoni kurre nje femije 68b734d2dd2e8
Lajmi i mëparshëm

Gjashtë gjëra që nuk duhet t’ia thoni kurrë një fëmije

shqiperia merr drejtimin e komitetit monitorues te interreg europe vendi i pare kandidat qe mban kete rol 68b74774886e6
Lajmi i radhës

Shqipëria merr drejtimin e Komitetit Monitorues të “Interreg Europe”, vendi i parë kandidat që mban këtë rol

Të fundit nga

ShkoLartë