azizi 12 deputete te frontit nuk votuan per gazen vlen i ishte aty deri ne fund 6882b553dea49

Azizi: 12 deputetë të Frontit nuk votuan për Gazën, VLEN-i ishte aty deri në fund!

July 25, 2025
1 minut lexim

Shefi i Shtabit Qendror të VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit kontradiktor të deputetëve të Frontit lidhur me votimin e rezolutës për ndihmë humanitare për Gazën, e cila u procedua në Parlament.

Në një postim në rrjetet sociale, Azizi ka theksuar se nga 21 deputetët që numëron Fronti opozitar (18 + 3), vetëm pesë prej tyre votuan pro rezolutës, ndonëse ajo ishte iniciativë e tyre. Ai e cilësoi këtë veprim si manipulim të rëndë me ndjenjat e qytetarëve dhe me tragjeditë humanitare. “Edhe pse ishte iniciativë e tyre, ata vet nuk votuan! Sa të ligë, sa të pa shpirt, sa pa ndjenja njerëzore dëshmohen!”, shkruan Azizi, duke akuzuar Frontin se po përpiqet të përfitojë politikisht edhe nga gjenocidet dhe vuajtjet e popullatës palestineze.

Azizi sqaroi gjithashtu se procedurat për miratimin e një rezolute në Parlament kërkojnë dakordësi paraprake dhe koordinim mes të gjitha palëve, gjë që sipas tij nuk është respektuar nga opozita shqiptare. “Nëse iniciativa do të ishte e sinqertë dhe me qëllim për t’u miratuar, ajo do të kalonte nëpër kanalet e duhura institucionale dhe procedurale”, thekson ai.

Në fund, Azizi nënvizoi qëndrimin e palëkundur të VLEN-it. “Pavarësisht gjithçkaje, ne qëndruam në sallë dhe votuam. Ata të zullumit, ikën nga salla që mos votojnë!”, tha Azizi.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lizzo ndez rrjetin nga parisi me poza te guximshme dhe fustan glamur 6882b11994958
Lajmi i mëparshëm

Lizzo ndez rrjetin nga Parisi me poza të guximshme dhe fustan glamur

cdo gur i carshise eshte nje kujtim nje betim nje amanet qe se harroj ky eshte izet
Lajmi i radhës

“Çdo gur i Çarshisë është një kujtim, një betim, një amanet që s’e harroj, ky është Izet Mexhiti”

Të fundit nga

ShkoLartë