aziri perdor gjuhe rrugesh ndaj nje deputeteje shqiptare 687c14e5ee981

Aziri përdor gjuhë rrugësh ndaj një deputeteje shqiptare!

July 19, 2025
1 minut lexim

Shkup, 19 Korrik – Një prej sulmeve më të ulëta dhe më të papranueshme ndaj një deputeteje shqiptare ka ardhur nga Valmir Aziri, përfaqësues i BDI-së, i cili me gjuhë rrugaçërore, seksiste dhe denigruese ka shpërthyer publikisht ndaj deputetes së VLEN-it, znj. Saranda Imeri-Stafai.

Zonja Imeri-Stafai, përveçse deputete e zgjedhur e popullit, është një profesoreshë e respektuar dhe një zë i fuqishëm i gruas shqiptare në politikë. Sulmet e tilla janë jo vetëm shkelje e normave të komunikimit politik, por edhe një akt i turpshëm që ofendon çdo qytetar që beson në respektin, barazinë dhe dinjitetin njerëzor, sidomos në raport me gratë. “Me degjeneru vehten në këtë shkallë një përfaqësuese e popullit shqiptar, një profesorësh, një deputete, me ndjell vrerë për shqiptarët, e me përdorë një gjuhë rrugaçeje kjo shifet për herë të parë në skenën politike! Gërdi kush po na përfaqëson, gërdi”, shkruan Aziri.

Ironikisht, sulmi vjen nga një individ si Valmir Aziri, i cili në të kaluarën ka ndryshuar përkatësinë etnike nga shqiptar në maqedonas, vetëm për të përfituar një pozitë pune në institucione. Sot, i vendosur në krah të partisë që për dy dekada e shkatërroi moralin publik dhe u tall me përfaqësimin e sinqertë, ai e sheh të arsyeshme të sulmojë gra që nuk i nënshtrohen logjikës së nënshtrimit dhe heshtjes.

Në një vend ku për dekada gratë janë shtypur, përqeshur dhe lënë anash nga politika, është e patolerueshme që një burrë i politikës të tentojë t’i delegjitimojë me përbuzje dhe urrejtje.

Burimi: zhurnal.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

frike ne zemer te frances 150 persona te maskuar sulmojne autostraden me molotove dhe shufra hekuri 9 police te plagosur ne perplasjet e dhunshme 687c119ec8fbb
Lajmi i mëparshëm

Frikë në “zemër” të Francës! 150 persona të maskuar sulmojnë autostradën me molotovë dhe shufra hekuri, 9 policë të plagosur në përplasjet e dhunshme

tragjedi ne struge 40 vjecari mbytet ne liqen 687c182e7ece3
Lajmi i radhës

Tragjedi në Strugë – 40-vjeçari mbytet në Liqen

Të fundit nga

Bullgaria ktheu 11.6 ton speca përcjell

Autoritetet bullgare kanë kthyer një ngarkesë prej 11.6 tonësh speca të freskët në Maqedoni, pasi testet laboratorike treguan praninë e pesticidit formetanat mbi nivelin e lejuar. Ngarkesa nuk u lëshua për shitje
ShkoLartë