azem sadiki shpall kandidaturen e pavarur per nje mandat te ri ne komunen e studenicanit 688e5188634f9

Azem Sadiki shpall kandidaturën e pavarur për një mandat të ri në Komunën e Studeniçanit

August 2, 2025
1 minut lexim

Shkup, 2 gusht – Kryetari aktual i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki, ka shpallur zyrtarisht rikandidimin e tij si kandidat i pavarur për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në një deklaratë publike drejtuar qytetarëve, Sadiki u shpreh se vendimi për të rikandiduar vjen si rezultat i besimit dhe mbështetjes së vazhdueshme që ka marrë nga qytetarët gjatë mandateve të kaluara.

“Me përulësi dhe ndjenjë të thellë përgjegjësie, ju njoftoj se kam vendosur të rikandidoj si kandidat i pavarur për Kryetar të Komunës së Studeniçanit,” tha ai.

Sadiki theksoi se gjatë drejtimit të deritanishëm janë realizuar një numër i madh projektesh që kanë përmirësuar jetën e banorëve, ndërsa aktualisht janë në zbatim disa projekte kapitale me ndikim afatgjatë për zhvillimin e qëndrueshëm të komunës.

Në fokus të platformës së tij zgjedhore është vazhdimi i punëve infrastrukturore në të gjitha vendbanimet, tërheqja e investitorëve, zhvillimi i industrisë së lehtë dhe promovimi i turizmit malor si një potencial i pashfrytëzuar i zonës.

“E ardhmja e Komunës së Studeniçanit është në duart tona – me përkushtim, transparencë dhe punë të ndershme, mund të bëjmë edhe më shumë për të gjithë qytetarët tanë,” përfundoi ai.

Sadiki kërkon edhe një herë besimin e qytetarëve për të vazhduar rrugën e nisur në krye të komunës si përfaqësues i pavarur.(INA)

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

turqi aeroplani rrezohet ne momentin qe ajo thote po propozimi per martese perfundon ne katastrofe 688e4e7c134b9
Lajmi i mëparshëm

Turqi, aeroplani rrëzohet në momentin që ajo thotë “Po”- propozimi për martesë përfundon në katastrofë

1 ne 6 persona te prekur nga vetmia sociologet fenomeni jo vetem te te moshuarit 688e532c53471
Lajmi i radhës

1 në 6 persona, të prekur nga vetmia/Sociologët: Fenomeni, jo vetëm te të moshuarit

Të fundit nga

ShkoLartë