azam dauti thirrje per perkahje masive per protesten e 6 prillit te studenteve shqiptare ne shkup 69cecdd0cc080

Azam Dauti thirrje për përkahje masive për protestën e 6 prillit të studentëve shqiptarë në Shkup

April 2, 2026
min lexim
IMG 5968

Botuesi i SHB Shkupi, Azam Dauti, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestat e studentëve shqiptarë që do të zhvillohen me 6 prill të hënën në Shkup, duke filluar nga ora 12:30, nga Ura e Gurit.

Dauti thekson se Maqedonia e Veriut është toka dhe prona e qytetarëve, dhe nuk mund të lejohet që ajo të kthehet në mjet politik i një partie që sipas tij, ka synuar të ngulfatë çdo aspekt të jetës shqiptare, nga ekonomia e arsimi te shëndetësia, kultura dhe sporti.

Sipas botuesit Azam Dauti, mbështetja e protestës studentore është një detyrim moral dhe qytetar, duke theksuar se studentët mbrojnë gjuhën, kulturën dhe identitetin kombëtar, ndërkaq heshtja e politikës shqiptare dhe ndërkombëtare nuk është neutralitet, por bashkëfajësi.

Më poshtë shkrimi i plotë nga botuesi Azam Dauti:

TË HËNËN, NGA ORA 12:30,
TË GJITHA RRUGËT ÇOJNË TE PROTESTA E STUDENTËVE SHQIPTARË NGA URA E GURIT NË SHKUP!
Maqedonia është toka jonë. Prona jonë. Mundi jonë. Nuk mund të lejojmë që ajo që është e përbashkëta jonë të kthehet në pronë të një partie që ka bërë strategji politike për të ngulfatë çdo aspekt të jetës shqiptare: ekonomi, arsim, shëndetësi, kulturë, sport, mbrojtje, siguri… madje edhe ajrin e hapësirave shqiptare.
Është e rrezikshme dhe e papranueshme që VMRO-DPMNE-ja të vazhdojë të imponojë një nënshtrim sistematik ndaj shqiptarëve. Çdo heshtje, çdo mosreagim i politikës shqiptare dhe ndërkombëtare nuk është neutralitet, është bashkëfajësi.
Si qytetar, e shoh mbështetjen ndaj protestës së studentëve shqiptarë si një detyrim moral dhe qytetar. Ata mbrojnë gjuhën, kulturën dhe trungun tonë kombëtar, për të cilin kemi dhënë mund e djersë.
Unë do të jem aty.
Studentët e mi (që u ligjëroja “Etikën…” në UNT) dhe të gjithë ata që duan të mbrojnë dinjitetin, të drejtën dhe autonominë tonë duhet të jenë aty. Nuk ka më vend për indiferencë. Ky është momenti për vendosmëri, guxim dhe përgjegjësi intelektuale.
VMRO-DPMNE-ja duhet të kuptojë: nuk mund të ngulfat asgjë që është e jona.
Politika shqiptare dhe ndërkombëtare duhet të reagojnë, përndryshe bëhen përgjegjëse për pasojat e nënshtrimit tonë!

Burimi: lajmpress.org

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

renie e numrit te te punesuarve ne industrine e maqedonise se veriut vetem ne gjashte sektore ka rritje 69ceb1acded15
Lajmi i mëparshëm

Rënie e numrit të të punësuarve në industrinë e Maqedonisë së Veriut, vetëm në gjashtë sektorë ka rritje

grupi i senatit amerikan kongresi sdo lejoje terheqjen e shba nga aleanca e nato 69cedeffa9443
Lajmi i radhës

Grupi i Senatit Amerikan: Kongresi s’do lejojë tërheqjen e SHBA nga aleanca e NATO

Të fundit nga

ShkoLartë