avokati i popullit partneriteti me aleatet i nevojshem per fuqizimin e te drejtave te njeriut 68dcf6c38f951

​Avokati i Popullit: Partneriteti me aleatët i nevojshëm për fuqizimin e të drejtave të njeriut

October 1, 2025
1 minut lexim

Avokati i Popullit organizoi takim me partnerët ndërkombëtarë për nder të përvjetorit të 25-të të themelimit të institucionit të Avokatit të Popullit.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, shprehu nevojën që partneriteti me aleatët të fuqizohet dhe të vazhdojë edhe më tej në drejtim të respektimit të të drejtave të njeriut.

Ai përmendi edhe sfidat që kohëve të fundit janë përballur, ndër të tjera edhe me mungesën e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Pjesë e kësaj tryeze ishte edhe shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, i cili tha se institucioni i Avokati të Popullit shënon arritje të mëdha në drejtim të respektimit të drejtave të njeriut dhe barazinë në Kosovë.

“Ruajtja e pavarësisë së këtij institucioni do të thotë rritje e besimit publik”, tha ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

foda e kontakton celinen 68dcf6c15eb3a
Lajmi i mëparshëm

Foda e kontakton Celinën

te denuar per dhenie ndihme kundrejt pageses emigranteve ilegale dhe posedim armesh dy te arrestuar ne tirane 68dcf76789579
Lajmi i radhës

Të dënuar për dhënie ndihme kundrejt pagesës emigrantëve ilegalë dhe posedim armësh, dy të arrestuar në Tiranë

Të fundit nga

ShkoLartë