avokati i popullit kerkon mbrojtje te shpejte per viktimat dhuna ne familje dhe femicidi jane tema aktuale edhe kete vit 69cc0d64604d2

Avokati i Popullit kërkon mbrojtje të shpejtë për viktimat! Dhuna në familje dhe femicidi janë tema aktuale edhe këtë vit

March 31, 2026
1 minut lexim

Dhuna në familje dhe femicidi janë tema aktuale edhe këtë vit në zyrën e Avokatit të Popullit. Për dhunën në familje Avokati i Popullit, Faton Selami tha se është e nevojshme ndërhyrja më e shpejtë policore. Sipas tij po punohet në mënyrë të intensifikuar, në rregullativat ligjore, marrjen e masave nga Qendra për Punë Sociale dhe Prokuroria.

“Viktima pasi ta paraqesë rastin duhet të sigurohet nga shteti, si për të ashtu edhe për fëmijët. Ua garantoj sigurinë dhe mbrojtjen, për arsye se nëse viktima nuk ka ku të strehohet, ajo detyrohet që të kthehet përsëri te të afërmit e saj kështu që edhe ato i ekspozon si viktima potenciale”, theksoi Faton Selami – Avokat i Popullit.

Selami shpalos rastin ku një invalid lufte në fshatin Stajkovcë, në vitin 2008 për shkak të përmbytjeve ka mbetur pa shtëpi ku shteti i ka siguruar vetëm një barakë të përkohshme, ndërsa çështja banesore i ka mbetur ende e pazgjidhur.

“Përkatësisht një qytetar me 100% invalid ushtarak, shfrytëzues i kujdesit dhe ndihmës së përhershme me familje dhe fëmijë të mitur prej më shumë se 15 vite pret përgjigje nga komisioni për çështje banesore për kërkesën e tij që të sigurohet strehim i përhershëm duke marrë parasysh inavalidetin, gjendjen shëndetësore dhe rrethanat familjare”, u shprej Avokati i Popullit, Faton Selami.

Numri më i madh i parashtresave te Avokati i Popullit është fusha e jurisprudencës me 307 parashtresa ose 12.79%. Më pas fusha e mbrojtjes së konsumatorëve me 264 ose 11%. Nga marrëdhëniet e punës 209 parashtresa 9.13% dhe nga fusha e të drejtave të fëmijëve 198 parashtresa 8.25%.
Ndryshe këto të dhëna janë të konstatuara në raportin vjetor për vitin 2025, për gjendjen e sigurimit, respektimit, realizimit dhe avancimit të lirive të të drejtave të njeriut, ku Avokati i Popullit e ka dorëzuar në Kuvend me shpresë që të përcaktohen masa për zbatimin e rekomandimeve.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

avokati i popullit reagon diskrimin moslejimi i dhenies se provimeve juridike ne shqip 69cbf295cc84d
Lajmi i mëparshëm

Avokati i Popullit reagon: Diskrimin moslejimi i dhënies së provimeve juridike në shqip

paradoksi i naftes si po pasurohet irani nga lufta 69cc0dc2ce549
Lajmi i radhës

Paradoksi i naftës, si po pasurohet Irani nga lufta

Të fundit nga

ShkoLartë