avokati i popullit hap linje telefonike per parregullsite eventuale 0800 54321 68f4aff49e9bb

Avokati i Popullit hap linjë telefonike për parregullsitë eventuale: 0800-54321

October 19, 2025
1 minut lexim

Zyra e Avokatit të Popullit njofton se sot në ditën e votimit, qytetarët kanë në dispozicion linjë telefonike falas ku mund t’i paraqesin parregullsitë eventuale gjatë votimit. Avokati i Popullit ka bërë me dije se këto linja telefonike do të jenë të hapura gjatë gjithë kohës sa zgjatë votimi, gjegjësisht nga ora 07:00 deri në orën 19:00.

“Nëse qytetarët vërejnë parregullsi ose ndonjë pengesë gjatë realizimit të së drejtës së votës së tyre, mund të lajmërohen në numrin e telefonit falas 0800-54321”.

Gjithashtu përveç që mund të lajmërohen në telefon, Avokati i Popullit ka njoftuar se denoncimet e tyre, qytetarët mund të bëjnë edhe me prezencë fizike.

“Denoncimet qytetarët mund t’i bëjnë edhe në 7 zyrat e Avokatit të Popullit në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip”.

Nga institucioni i Ombudsmanit rikujtojnë qytetarët se organet kompetente janë të obliguara që të sigurojnë mbrojtje të plotë të së drejtës së votës të garantuar me kushtetutë.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

voton zevendeskryeministri fetai 68f4af504d365
Lajmi i mëparshëm

Voton zëvendëskryeministri Fetai

droge dhe arme gjahu pa leje policia operacion ne nikel arrestohen dy persona 68f4b1564d808
Lajmi i radhës

Drogë dhe armë gjahu pa leje, policia operacion në Nikël, arrestohen dy persona

Të fundit nga

ShkoLartë