avokati i popullit faton selami takon rita columbia koordinatoren e perhershme e zyres se okb se ne rmv 69b05f20c830e

Avokati i Popullit, Faton Selami takon Rita Columbia, koordinatoren e përhershme e zyrës së OKB-së në RMV

March 10, 2026
1 minut lexim

Në kuadër të aktiviteteve të veta për komunikim me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Avokati i Popullit z. Faton Selami u takua me znj. Rita Columbia, Koordinatore e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në takim u diskutua për rëndësinë e Institucionit të Avokatit të Popullit, si një nga institucionet më të rëndësishme për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, si dhe për sfidat aktuale me të cilat përballet ky institucion. Me këtë rast, theks i veçantë u vendos edhe në nevojën për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Avokatin e Popullit me qëllim përmbushjen e plotë të Parimeve të Parisit dhe marrjen e statusit A.

Avokati i Popullit Mr. Faton Selami theksoi se në periudhën e ardhshme do të punojë me intensitet për përmirësimin e statusit të institucionit, para së gjithash në pjesën e ndryshimeve të nevojshme ligjore. Ai falënderoi për mbështetjen që institucioni e merr nga zyra e OKB-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe njëkohësisht potencoi se mbështetja dhe angazhimi i kësaj zyre për ndryshimet ligjore është me rëndësi të madhe.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan gjithashtu se në periudhën e ardhshme duhet të punojnë së bashku, me qëllim që rekomandimet e fundit të Rishikimit Periodik Universal që kanë të bëjnë me Avokatin e Popullit të zbatohen dhe institucioni edhe në praktikë ta fitojë pavarësinë funksionale, financiare dhe kadrovike.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mekuli komenton deklaratat e fundit te osmanit komunikimi i rrezikshem dhe i demshem per publikun 69b038380189e
Lajmi i mëparshëm

Mekuli komenton deklaratat e fundit të Osmanit: Komunikimi i rrezikshëm dhe i dëmshëm për publikun

pentagoni paralajmeron diten me intensive te sulmeve ndaj iranit 69b05f9819384
Lajmi i radhës

Pentagoni paralajmëron ditën më intensive të sulmeve ndaj Iranit

Të fundit nga

ShkoLartë