avokati i njerit polic heret te flitet per fajesi policet kryen punen 686e712328cee

Avokati i njërit polic: Herët të flitet për fajësi, policët kryen punën

July 9, 2025
1 minut lexim

Ka përfunduar seanca dëgjimore në Gjykatën e Lipjanit ndaj pesë policëve të arrestuar, të cilët janë të përfshirë në rastin e vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në këtë qytet. Seanca është mbajtur e mbyllur për media.

Avokati Besnik Berisha, i cili mbron njërin nga zyrtarët policorë, Endrit Beqirin, ka thënë se është herët të flitet për fajësi të dikujt.

“Është herët të flasim për fajësi apo pafajësi por ajo që dihet dhe duhet të thuhet tashmë, janë që veprimet e të ndjerit kanë qenë të dhunshme dhe me forcë të përdorur ndaj qytetarëve. Ka pasur denoncues vet prokuror e gjyqtarë. I pari që e ka telefonuar për ndihmë Policinë ka qenë prokurori. Nëse Prokuroria nuk i beson prokurorit atëherë kemi rënë nga sistemi, s’kemi problem me individ”, ka thënë Beqiri.

Ai ka thënë se ka dyshime që veprimet e të ndjerit kanë ardhur si pasojë e ndikimit nga substancat e marra.

“Zyrtarët policor kanë kryer punën e tyre, ata nuk janë as kardiolog, neurolog, pulmolog. Nuk janë dhe s’mund ta zëvendësojnë doktorin, unë besoj fuqishëm që s’do të jetë asfiksia si shkak (i vdekjes), por edhe nëse jetë duhet ta dimë se e shoqëruar apo jo me ndonjë gjakderdhje paraprake, është e ndikuar nga ndonjë substancë, anomali, problem me arteriet kardiake dhe jo vetëm”, ka thënë ai.

Ndryshe Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan ka pranuar dje kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë personave të dyshuar në një çështje penale.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arijanet muric pritet te largohet nga ipswich 686e7120129ae
Lajmi i mëparshëm

Arijanet Muriç pritet të largohet nga Ipswich

gjykata evropiane e shpall rusine fajtore per shkelje ne ukraine dhe per rrezimin e avionit civil mh17 686e724c02e66
Lajmi i radhës

Gjykata evropiane e shpall Rusinë fajtore për shkelje në Ukrainë dhe për rrëzimin e avionit civil MH17

Të fundit nga

ShkoLartë