avokati gjokutaj zberthen vendimin ja pse gjkko ka vepruar sakte ne rastin balluku 691f6e153b391

Avokati Gjokutaj zbërthen vendimin: Ja pse GJKKO ka vepruar saktë në rastin Balluku

November 20, 2025
min lexim

Avokati Genc Gjokutaj ka analizuar vendimin e GJKKO për ish-Zv/Kryeministren Belinda Balluku, duke theksuar se masat e marra janë tërësisht në përputhje me Kodin e Procedurës Penale.

Sipas tij, pezullimi nga ushtrimi i detyrës publike, i parashikuar në nenin 242, është një masë ndaluese e ligjshme, ndërsa ndalimi i daljes jashtë shtetit sipas nenit 233 përbën masë shtrënguese.

Gjokutaj shpjegon se këto masa nuk cenojnë lirinë e Ballukut si deputete, pasi nuk prekin cilësinë e personit të zgjedhur. Ai nënvizon se SPAK nuk ka kërkuar ndonjë procedurë në Kuvend, çka do të ishte e domosdoshme në rast se masat do të prekeshin nga statusi parlamentar.

Sipas avokatit, procedura e ndjekur nuk bie ndesh me ligjin procedural penal dhe as me Kushtetutën. Ligji shkon deri tek pezullimi nga detyra, ndërsa shkarkimi i Zv/Kryeministres është kompetencë e Kryeministrit, i cili duhet të emërojë një tjetër në vend të saj.

Postimi:

Numri dy ballë numrit një, opozita pas dhe anash!
Të nderuar Miq!

Një nga masat ndaluese të marra sot nga GjKKO është sipas dispozitës së nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale që bën fjalë për “Pezullimin nga ushtrimi i një detyre a shërbimi publik”!

Marrja e kësaj mase ndaluese ndodhi në kushtet kur Zv/Kryeministërja Belinda Balluku nuk dha dorëheqjen por as Kryeministri Rama nuk e shkarkoi!

Në Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë parashikohen:

Masa shtrënguese siç mund të jetë “arresti në burg” apo “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” etj
Masa ndaluese siç është “Pezullimi nga ushtrimi i një detyre a sherbimi publik”!
Nga ana e GjKKO me kërkesë të SPAK ndaj ish-Zv/Kryeministres Belinda Balluku janë caktuar një masë ndaluese siç është “Pezullimi nga ushtrimi i një detyre a shërbimi publik” dhe një masë shtrënguese siç është “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” sipas nenit 233 të Kodit të Procedurës Penale!

Rasti konkret si më sipër ka 2 elementë thelbësorë që nuk pengojnë marrjen e tyre:

Së pari nuk cënojnë lirinë e shtetases Belinda Balluku në detyrën e Zv/Kryeministres.

Së dyti këto masa ndalojnë daljen jashtë shtetit dhe pezullojnë Zv/Kryeministren nga detyra për shkak te një krimi të pretenduar të kryer prej saj por të dyja apo edhe veç e veç nuk cënojnë dhe afektojnë cilësinë e personit të zgjedhur (deputete) çka do të përbënte pengesë ligjore në marrjen dhe ekzekutimit të masave shtrenguese!

Madje as nga SPAK nuk është inicuar ndonjë procedurë e tillë në Kuvendin e Shqipërisë!

Si më sipër procedura e ndjekur deri tani nuk bie ndesh me lighin Procedural Penal dhe për rrjedhojë as me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë!

Ajo që duhet theksuar në këtë rast është fakti se Ligji shkon deri tek pezullimi nga detyra!

Pra i takon Kryeministrit të bëjë shkarkimin nga detyra të Zv/Kryeministres dhe emërimin e një tjetri/tjetre në vend të saj ndaj ligjërisht dhe procedurialisht nuk kemi as bllokim dhe jo më “grusht shteti” siç alarmohen disa!

E ndërsa teorikisht rasti është i qartë praktikisht prognoza është e turbullt pasi Zv/Kryeministërja e emëruar në një ceremoni prej 30 minutash ka orë të tëra në Kryeministri dhe nuk pranon largimin nga detyra!

Por një gjë është e sigurtë!

Siç ndodh në “vrasjet në çift” KM do ta ekzekutojë Zevendësen e tij dhe më pas do të “vrasë” edhe veten për të mos parë llahtar me sy!

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kevin spacey pranon se nuk para e as shtepi 691f5b527ed5b
Lajmi i mëparshëm

Kevin Spacey pranon se “nuk para e as shtëpi”

shevcenko komenton shortin e ukraines 691f6e584710b
Lajmi i radhës

Shevçenko komenton shortin e Ukrainës

Të fundit nga

ShkoLartë