avokati arianit koci proteston para kuvendit 686633cf9f819

Avokati Arianit Koci proteston para Kuvendit

July 3, 2025
1 minut lexim

Avokati Arianit Koci ka njoftuar se sot do të vazhdojë protestën e tij simbolike para Kuvendit të Kosovës, në shenjë reagimi ndaj bllokadës institucionale që ka përfshirë vendin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koci tha se protesta është e qetë dhe paqësore, por bart një mesazh të qartë për klasën politike dhe institucionet e vendit.

“Sot protestoj. Para Kuvendit. Do ta kam edhe një mbështetje të fuqishme… nga aleatët e veçantë. Do të ketë edhe media vendore dhe ndërkombëtare. Shteti është në bllokadë. Populli – në pritje. Milionat po humben. Askush nuk lëviz, askush nuk jep përgjegjësi,” ka shkruar Koci.

Ai theksoi se përmes kësaj proteste po kundërshton apatinë dhe mungesën e llogaridhënies nga institucionet, duke shtuar:

“Protesta ime është simbolike, e qetë dhe paqësore – por mesazhi është real: Nuk mund të na shndërrojnë në turmë të heshtur.”

Protesta vjen në një kohë kur Kuvendi i Kosovës po përballet me një bllokadë të zgjatur për shkak të mungesës së konsensusit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, duke penguar konstituimin e plotë të institucioneve të reja.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

datat kryesore ne kalendarin e real madridit per sezonin e ri 6866339495381
Lajmi i mëparshëm

​Datat kryesore në kalendarin e Real Madridit për sezonin e ri

zjarr i ri i madh ne turqi mbyllet autostrada qe lidh izmirin me cesmene 686634c018ee8
Lajmi i radhës

Zjarr i ri i madh në Turqi, mbyllet autostrada që lidh Izmirin me Çeşmenë

Të fundit nga

ShkoLartë