avokatet e veliajt i kerkojne spak ut zgjatjen e afatit 10 ditor per njohjen me provat 68876110a75f0

Avokatët e Veliajt i kërkojnë SPAK-ut zgjatjen e afatit 10-ditor për njohjen me provat

July 28, 2025
min lexim

Avokatët e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u janë drejtuar prokurorëve të SPAK-ut me kërkesën për zgjatjen deri në datën 24.09.2025 të afatit të njohjes me përmbajtjen e plotë të akteve dhe provave mbi të cilat ngrihet akuza.

Në kërkesën e tyre, avokatët shprehen se nisur nga volumi jashtëzakonisht i madh i materialeve hetimore, kryebashkiaku Veliaj dhe mbrojtja e tij ndodhen në  pamundësi objektive për t’u njohur në mënyrë efektive me përmbajtjen e plotë të provave dhe akteve, brenda afatit 10-ditor të parashikuar nga neni 327, pika 4 e Kodit të Procedurës Penale.

Ata arsyetojnë se këto 10 ditë nuk mjaftojnë as për të kryer një lexim të thjeshtë, pa analizë profesionale apo përpunim juridik i të gjitha materialeve.

“Kjo e bën praktikisht të pamundur përgatitjen e një mbrojtjeje efektive dhe të barabartë (prokuroria ka pasur 2 vite në dispozicion), ashtu siç garantohet nga neni 6 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, i cili kërkon që të pandehurit të kenë kohë dhe mundësi të mjaftueshme për t’u mbrojtur”, thuhet në kërkesën e dy avokatëve, të cilët shtojnë se situata rëndohet më tej nga fakti se jemi në fund të muajit korrik dhe periudha e muajit gusht është periudhë e reduktuar pune për organet e drejtësisë, përfshirë gjykatat, prokuroritë dhe avokatët.

“Ky disproporcion mes afatit procedural dhe volumit të materialeve është një cenim thelbësor i së drejtës për mbrojtje efektive dhe për proces të rregullt ligjor, që e zhvlerëson të gjithë garancinë procedurale që Kodi i Procedurës Penale dhe Konventa synojnë të mbrojnë. Kjo lloj ‘përmbytjeje dokumentare’ është një formë abuzimi strukturor me të drejtën e mbrojtjes, që Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut e ka konsideruar të papranueshme në disa vendime, kur volumi i materialeve i bën të pavlefshme në praktikë garancitë procedurale që duken formalisht të respektuara”, vlerësojnë avokatët e Veliajt.

Në fund ata sqarojnë se kërkesa e mbrojtjes shkon në të njëjtën linjë edhe me vendimmarrjen e prokurorëve për përfundimin e afatit hetimor të datës 24.07.2025. Sipas tyre, zgjatja e këtij afati jo vetëm nuk cenon aspak interesin publik për ushtrimin e ndjekjes penale, por përkundrazi ajo i shërben më mirë zbatimit të parimeve kushtetuese të barazisë së armëve dhe procesit të rregullt ligjor, si dhe së drejtës së personit të akuzuar për të patur një mbrojtje efektive.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mucunski te paret kemi nenshkruar ne rajon partneritet per siguri dhe mbrojtje me be ne dhe kjo nuk eshte simbolike por mbeshtetje konkrete 688757b796bcf
Lajmi i mëparshëm

Mucunski: Të parët kemi nënshkruar në rajon Partneritet për siguri dhe mbrojtje me BE-në – dhe kjo nuk është simbolikë por mbështetje konkrete

e ardhmja e mesfushorit merr drejtim xhaka rikthehet ne premier league 68876188cff9b
Lajmi i radhës

E ardhmja e mesfushorit merr drejtim, Xhaka rikthehet në Premier League?

Të fundit nga

ShkoLartë