avokat i popullit me firmat e pd dhe me votat e ps reagon endrit shabani 693bcc73a5a3c

Avokat i Popullit me firmat e PD dhe me votat e PS, reagon Endrit Shabani

December 12, 2025
min lexim

Endrit Shabani ka reaguar pasi u zgjodh Avokat i Popullit me votat e PS në parlament.



Në një postim në rrjetet sociale, Shabani shkruan se zgjidhja e tij në krye të këtij institucionit për të personalisht ishte “prekës”.

Shabani ka shprehur kritika për qëndrimin e opozitës kundër tij në parlament, ndërsa falënderon PS që me forcën e kartonëve e zgjidhën Avokat të Popullit.

Kujtojmë që Endit Shabani u propozua si kandidat me firmat e PD dhe u zgjodh në krye të institucionit me votat e PS.

Reagimi i Endrit Shabanit

Mbrëmë mora për kandidaturën time si Avokat i Popullit një votëbesim sa të rëndësishëm dhe personalisht prekës, aq edhe surprizues për nga dinamika e zhvillimit në sallën e Kuvendit.

Mbetem akoma i befasuar me deputetët e opozitës, të cilët fillimisht më inkurajuan me dashamirësi, më dhanë firmat e tyre sipas ligjit dhe më uruan sukses, por më pas vendosën ta braktisnin kandidaturën time a thua se nuk ishte e tyrja.

Nga ana tjetër, deputetët e mazhorancës, fillimisht refuzuan të më jepnin qoftë edhe një firmë, megjithëse disa prej tyre i kam miq, me argumentin se PS nuk do të hynte në këtë punë të opozitës, por në momentin final më votuan që të gjithë, madje me votë të fshehtë, duke më besuar detyrën e Avokatit të Popullit.

E gjithë kjo dinamikë ishte diçka që s’do ta besoja dot po të ma tregonin më parë dhe nuk e lija dot pa e shënuar.

Megjithatë, me keqardhje për vijën e pakuptueshme të partisë së tyre, dua t’i falënderoj sinqerisht 35 deputetët e opozitës, të cilët me firmat e tyre më dhanë mundësi të kandidoj për këtë funksion kushtetues. I siguroj se nuk do t’u jap arsye për të menduar ndonjëherë se bënë gabim që më mbështetën në fillim apo se bënë gjënë e duhur që nuk më votuan në fund.

Gjithashtu, nuk mund të mos i falënderoj po aq sinqerisht deputetët e mazhorancës, pavarësisht se jam i vetëdijshëm që, më shumë se për mua, vota e tyre ishte një akt pjekurie politike për të zgjidhur ngërçin e stërzgjatur të institucionit dhe hedhur një hap domethënës për procesin e negociatave, ku ky ngërç shënohej si detyrë e pakryer shtëpie.

Dua të vlerësoj në veçanti faktin që duke më dhënë votën, deputetët e mazhorancës i dhanë përparësi si skuadër funksionimit të shtetit, dhe kapërcyen njerëzisht faktin që unë, si aktivist i angazhuar në radhët e opozitës, kam bërë dhe thënë gjëra për të cilat me siguri nuk iu ka ardhur mirë.

U shpreh respekt për nivelin dallueshëm më të lartë politik dhe i siguroj se në kryerjen e kësaj detyre të rëndësishme do të bëj më të mirën për të gëzuar respektin e të gjithëve.

Faleminderit!

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

termeti i dyte qe godet japonine brenda pak ditesh rritet alarmi per cunami 693bc9663a7a0
Lajmi i mëparshëm

Tërmeti i dytë që godet Japoninë brenda pak ditësh, rritet alarmi për cunami

gejndet trupi i pajete i nje gruaje ne nje grope ne afersi te fshatit negotine te gostivarit 693bd937976bd
Lajmi i radhës

Gejndet trupi i pajetë i një gruaje në një gropë në afërsi të fshatit Negotinë të Gostivarit

Të fundit nga

ShkoLartë