avionet ruse shkelin hapesiren ajrore te letonise reagon shpejt nato ja 68faa1955bf5e

Avionët rusë shkelin hapësirën ajrore të Letonisë, reagon shpejt NATO-ja

October 23, 2025
min lexim

Ministria e Mbrojtjes e Lituanisë njoftoi se avionët ushtarakë rusë shkelën shkurt hapësirën ajrore lituaneze sonte, duke shkaktuar një reagim të shpejtë nga avionët e NATO-s që ndodheshin në patrullën rutinë.

“Forcat tona vepruan shpejt me ndihmën e avionëve luftarakë të NATO-s në patrullë. Lituania është e fortë dhe gati. Çdo centimetër e vendit tonë është e mbrojtur”, njoftoi ministria në X, raporton KosovaPress.

Presidenti Gitanas Nauseda e dënoi ashpër incidentin duke thënë se paraqet shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe sovranitetit territorial të Lituanisë.

Dy aeroplanët, një luftarak Su-30 dhe një cisternë karburanti Il-78, me shumë gjasa ishin në një mision stërvitjeje për furnizim me karburant kur fluturuan 700 metra në Lituani nga rajoni i Kaliningradit, tha ushtria.

Ata qëndruan mbi hapësirën e Lituanisë për 18 sekonda. Kryeministrja lituaneze, Inga Ruginiene, tha në Facebook se incidenti tregon edhe një herë se Rusia po sillet si një shtet terrorist, duke shpërfillur ligjin ndërkombëtar dhe sigurinë e vendeve fqinje.

Incidenti pasoi një incident të ngjashëm në shtator, kur tre avionë luftarakë rusë MiG-31 shkelën hapësirën ajrore të Estonisë pranë ishullit Vaindloo dhe qëndruan për 12 minuta. Incidenti shkaktoi reagime të ashpra nga Talini dhe NATO, të cilat e përshkruan fluturimin si “të papërgjegjshëm”.

Shkeljet e hapësirës ajrore të Baltikut nga avionët rusë janë shumë të ndjeshme, veçanërisht pas fillimit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.

Avionët e NATO-s ndërpresin rregullisht avionët rusë që fluturojnë pa plane fluturimi, transponderë të ndezur ose komunikime radio, megjithëse shumica e këtyre fluturimeve mbeten jashtë hapësirës ajrore të NATO-s.

Në fund të shtatorit, Lituania autorizoi forcat e saj të armatosura të rrëzonin dronët që hyjnë në hapësirën e saj ajrore, pasi disa dronë rusë u rrëzuan në territorin lituanez pranë kufirit.

Misioni i Mbikëqyrjes së Hapësirës Ajrore të Baltikut i NATO-s operon nga bazat ajrore në Shiauliai – Lituani dhe Amari – Estoni, duke siguruar mbrojtje ajrore të përhershme për tri shtetet baltike.

Misioni aktualisht komandohet nga Forcat ajrore të Spanjës, të cilat kanë vendosur 8 avionë Typhoon në Shiauliai. Avionët Typhoon italianë janë të vendosur në bazën estoneze Amari, ku ofrojnë mbështetje të shpejtë shtesë në rast incidentesh.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

cili eshte fati i wikipedia s ne epoken e inteligjences artificiale 68faa14f060be
Lajmi i mëparshëm

Cili është fati i Wikipedia-s në epokën e inteligjencës artificiale?

shkurtime drastike ne obsh 2000 qendra shendetesore pezulluan aktivitetet e tyre 68faa3484a889
Lajmi i radhës

Shkurtime drastike në OBSH: 2,000 qendra shëndetësore pezulluan aktivitetet e tyre

Të fundit nga

ShkoLartë