avionet izraelite bombardojne gazen pasi netanyahu urdheroi sulme te fuqishme 69013f031df7c

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme

October 29, 2025
1 minut lexim

Aeroplanët luftarakë izraelitë kryen bombardime në Gazë të martën në mbrëmje, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu e akuzoi Hamasin për shkelje të armëpushimit dhe e urdhëroi ushtrinë të kryejë “sulme të fuqishme”.



Të paktën tetë njerëz u vranë nga sulmet, përfshirë tre në lagjen Sabra të Qytetit të Gazës dhe pesë të tjerë në një makinë të shënjestruar në Han Junis, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Ushtria izraelite nuk ka folur ende për bombardimet, të cilat përbëjnë shpërthimin më të fundit të dhunës qëkurse filloi armëpushimi i brishtë tri javë më parë.

Më herët, zyra e Netanyahut njoftoi se ai kishte urdhëruar sulme të menjëhershme, duke mos dhënë më shumë hollësi, por një zyrtar ushtarak izraelit tha se Hamas e ka shkelur armëpushimin duke kryer një sulm kundër forcave izraelite në një zonë të enklavës që është nën kontrollin e Izraelit.

“Kjo është një tjetër shkelje e hapur e armëpushimit”, tha zyrtari.

Hamasi është grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi të tjera.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bajram
Lajmi i mëparshëm

Bajram Rexhepi: Humbja është normale, do e pranoj qetësisht

vv e aak behen bashke edhe ne prizren 69013fef4426b
Lajmi i radhës

VV e AAK bëhen bashkë edhe në Prizren

Të fundit nga

ShkoLartë