avionet gjermane ndalojne avionin rus mbi detin baltik 68d11a5759505

​Avionët gjermanë ndalojnë avionin rus mbi Detin Baltik

September 22, 2025
1 minut lexim

Dy avionë gjermanë Eurofighter u ngritën të dielën për të ndaluar një avion rus mbi Detin Baltik, pasi Estonia njoftoi se do të thërrasë një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së pas shkeljes së hapësirës së saj ajrore nga avionët rusë.

Avioni rus i zbulimit Il-20M kishte fikur transponderët dhe nuk iu përgjigj thirrjeve, sipas forcës ajrore gjermane. Incidenti pasoi shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga tre MiG-31 rusë, që u cilësua “provokim i qëllimshëm”.

Ministri i jashtëm estonez, Margus Tsahkna, tha se këto veprime janë pjesë e një modeli të gjerë përshkallëzimi të Rusisë, duke përfshirë edhe Poloninë e Rumaninë. Estonia ka kërkuar konsultime nën nenin 4 të NATO-s, shkruan The Guardian.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump tha se SHBA do të mbronte vendet e BE-së nga agresioni rus, edhe pse tha se nuk ishte informuar plotësisht për incidentin.

Në Poloni, dronë rusë ranë në territorin e saj dhe fragmente u gjetën nga civilë. Ndërkohë, Rusia njoftoi se një sulm me dron ukrainas në Krime vrau dy persona.

Udhëheqës evropianë, përfshirë presidentin çek Petr Pavel dhe presidentin letonez Edgars Rinkēvičs, paralajmëruan për rrezik të madh konflikti dhe bënë thirrje për përgjigje të bashkuar të NATO-s.

Kremlini, nga ana tjetër, akuzoi perëndimin, sidomos Britaninë, se po udhëheq kampin “pro-luftë”. Ukraina mbetet e vendosur për të vazhduar rezistencën, ndërsa Zelensky shprehu gatishmëri për bisedime, por Rusia kushtëzon me dorëzimin e Ukrainës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dhendri ushtron presion psikologjik ndaj vjehrres kjo e fundit e denoncon pajiset me urdher mbrojtjeje 68d119ebb0890
Lajmi i mëparshëm

Dhëndri ushtron presion psikologjik ndaj vjehrrës, kjo e fundit e denoncon. Pajiset me urdhër mbrojtjeje

takimi i trump dhe musk ne funeralin e charlie kirk zbulohet biseda mes presidentit amerikan dhe themeluesit te tesles 68d11c05d233b
Lajmi i radhës

Takimi i Trump dhe Musk në funeralin e Charlie Kirk, zbulohet biseda mes presidentit amerikan dhe themeluesit të Teslës

Të fundit nga

ShkoLartë