avion canadair nga italia per shuarjen e zjarreve ne jug te vendit ministria e mbrojtjes 6885f3896dd82

Avion Canadair nga Italia për shuarjen e zjarreve në jug të vendit, ministria e Mbrojtjes

July 27, 2025
1 minut lexim

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se, në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, një avion zjarrfikës i tipit Canadair është nisur nga Italia dhe do të angazhohet në operacionet ajrore për shuarjen e zjarreve në jug të vendit.

Ky avion do të ndërhyjë në zonat e Borshit, Piqerasit dhe Lukovës, të cilat po përballen me flakë të përhapura në terrene të thella dhe të vështira për ndërhyrje nga toka.

Sipas Ministrisë, ky mjet ajror do të forcojë ndjeshëm kapacitetet për menaxhimin e emergjencës dhe për frenimin e përhapjes së flakëve në zona turistike dhe pyjore me rrezik të lartë.

Ndërkohë, helikopterët e Forcës Ajrore shqiptare po vijojnë ndërhyrjet nga ajri në fshatin Zhulat, rajoni i Gjirokastrës, si dhe në zonën e Qafë Buallit, pranë Bulqizës, ku gjithashtu situata mbetet e tensionuar.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

33 vatra zjarri ne 24 oret e fundit 12 ende aktive qmk apelon per kujdes 6885e50359644
Lajmi i mëparshëm

33 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 12 ende aktive, QMK apelon për kujdes

lojtari nga kosova ne hajduk ja per sa qindra mijera euro transferohet 6885f3c6460f8
Lajmi i radhës

Lojtari nga Kosova në Hajduk, ja për sa qindra mijëra euro transferohet

Të fundit nga

ShkoLartë