auv ndalon importin e derrave gjedheve deleve dhe dhive nga serbia 688a04811451d

AUV ndalon importin e derrave, gjedheve, deleve dhe dhive nga Serbia

July 30, 2025
1 minut lexim

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të ditur se pas njoftimeve të publikuara në sistemin ADIS dhe WAHIS për konfirmim të shpërthimit të sëmundjes Gjuha e Kaltër – BT dhe Murtaja Afrikane e derrit – ASF në shtetin e Serbisë,  me qellim parandalimi të përhapjes se sëmundjeve në vendin tonë ka vendosur masë ndalese të përkohshme për importin e kafshëve të gjalla të llojit gjedhe, dele, dhi dhe derra (produkteve të derrit) nga i gjithë territori i Republikës së Serbisë.

Në njoftim thuhet se autoritetet Kufitare që funksionojnë në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit, Policia e Kosovës, Doganat dhe AUV, duhet të ngrisin masat e nivelit të kontrollit në të gjitha pikat kufitare.

“Kjo për të mos lejuar hyrjen në vend të kafshëve të gjalla gjedhe, dele, derra dhe produkteve të derrit nga ky shtet. Vigjilencë e shtuar e kontrollit do të ushtrohet edhe në bagazhet personale të pasagjerëve, për të ndaluar hyrjen e çfarëdo lloji të produktit të derrit, qe hynë ne kategorinë e produkteve bartëse të sëmundjes se Murtajës Afrikane të Derrit. Derisa vendimi është në fuqi qytetarët e kanë të ndaluar kalimin kufitar me çfarëdolloj produkti të derrit që ka origjinë nga Serbia, qoftë edhe si ushqime gjatë udhëtimit”, thuhet në njoftim.

AUV thekson se të gjithë janë të obliguar të ndihmojnë dhe veprojnë për parandalim të përhapjes se sëmundjeve.

Gjuha e Kaltër është sëmundje virale e cila transmetohet përmes pickimit të insekteve të llojit Colicoides (mushkonjave). Nga kjo sëmundje preken ruminantet shtëpiak (gjedhet, delet dhe dhitë). Prej këtyre me e ndjeshme është delja pastaj dhitë dhe gjedhi.

Shenjat klinike dhe ngordhjet shfaqen vetëm tek delja. Gjedhi shërben si rezervar i sëmundjes.

Mortaja Afrikane e Derrit është një sëmundje infektive virale që prek derrat e egër dhe ata shtëpiak. Kjo sëmundje shkaktohet nga virusi i sëmundjes së derrit (ASFV) dhe është e njohur për rezistencën dhe ngordhshmërinë e lartë tek derrat.

Këto sëmundje nuk janë zoonotike, pra nuk transmetohet tek njerëzit dhe nuk paraqesin rrezik për shëndetin publik. /

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

a do te shohim te rinj italiane ne skuadren e milanit 688a047de5f0c
Lajmi i mëparshëm

A do të shohim të rinj italianë në skuadrën e Milanit?

shba riatdheson nje femije nga kampi al hol ne siri 688a05aa0aeb7
Lajmi i radhës

SHBA riatdheson një fëmijë nga kampi Al-Hol në Siri

Të fundit nga

Parashikimi i motit, 22 shkurt 2026

Ditën e Diel moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Vranësira të pakta kalimtare kryesisht në pjesën e parë të ditës në relievet malore në lindje. Era do

​Lindja e presidentit të parë të SHBA-ve

Si sot 294 vjet më parë, më 22 shkurt të vitit 1732 lindi në Westmoreland të shtetit Virginia, George Washingtoni, figura mbizotëruese në historinë e Shteteve të Bashkuara. Mësimet e para i

Pep Guardiola nderon James Milnerin

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka lavdëruar mesfushorin veteran James Milner për arritjen historike. Në konferencën për shtyp, Guardiola tha: “Para se të fillojmë konferencën, më lejoni të them fjalët e
ShkoLartë