auv do te kontrolloje shitjen e vezeve dhe ngjyruesve ne prag te pashkeve 69ca84f08b74f

AUV do të kontrollojë shitjen e vezëve dhe ngjyruesve në prag të Pashkëve

March 30, 2026
1 minut lexim
veyet e pashkes

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njoftoi se do të kontrollojë shitjen e vezëve, ngjyruesve të vezëve, mishit dhe produkteve të tjera ushqimore në prag të festave të Pashkëve, transmeton Portalb.mk.

Prodhimi, përpunimi, shpërndarja dhe shitjet do të kontrollohen për të parandaluar shitjen e produkteve të pasigurta dhe për të luftuar tregtinë e paligjshme.

Mbikëqyrja do të përfshijë marketet, objektet e hotelerisë, dyqanet e specializuara të vezëve, prodhuesit dhe tregtarët e ngjyruesve të vezëve dhe importuesit e tyre, si dhe dyqanet e mishit dhe tregjet e gjelbra.

AUV u bëri thirrje qytetarëve të jenë konsumatorë të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm dhe të blejnë ushqim ekskluzivisht nga operatorë të miratuar dhe të regjistruar që janë nën kontrollin e Agjencisë.

Përndryshe, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV), në një aksion të koordinuar me Drejtorinë Doganore, gjatë javës së kaluar kanë parandaluar një tentativë për import të paligjshëm të dy dërgesave me vezë të paetiketuara nga Serbia.

Siç informuan nga AUV, aksioni është realizuar në pikën kufitare Tabanocë, bazuar në informacione operative dhe ndjekje disa mujore profesionale të aktiviteteve të importuesve dhe eksportuesve vendas të vezëve.

Gjatë kontrollit të detajuar të dy dërgesave, shërbimet inspektuese zbuluan mbi 572 mijë vezë të freskëta pa etiketim, të fshehura pas paletave të para me mall të deklaruar rregullisht.

Sasia totale prej 40 tonë e 410 kilogramë vezësh është shpallur e pasigurt dhe më pas është asgjësuar në mënyrë të kontrolluar në deponinë Drislla.

Burimi: lajmpress.org

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

trump nese nuk hapet hormuzi do shkaterrojme centralet elektrike iraniane 69ca840284a0c
Lajmi i mëparshëm

Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë centralet elektrike iraniane

Të fundit nga

ShkoLartë