autoritetet shperthimi i ujerave te zeza nxori trenin nga binaret ne gjermani 6887627967d78

Autoritetet: Shpërthimi i ujërave të zeza nxori trenin nga binarët në Gjermani

July 28, 2025
1 minut lexim

Dalja e një treni nga binarët në jugperëndim të Gjermanisë, që ka rezultuar me tre persona të vdekur të dielën, mund të jetë shkaktuar nga një shpërthimi i ujërave të zeza, kanë thënë zyrtarë policorë dhe prokurorë të hënën.

“Besohet se shiu i rrëmbyeshëm në zonën e aksidentit e ka shkaktuar derdhjen e një boshti ujërash të zeza”, ka thënë policia e Ulmit dhe prokurorët përmes një komunikate të përbashkët.

“Uji ka nxitur rrëshqitjen e dheut pranë binarëve dhe kjo ka rezultuar me daljen e trenit jashtë tyre”, është thënë mes tjerash në komunikatë.

Rreth 100 pasagjerë kanë qenë në tren kur ka ndodhur aksidenti në qytezën Ridlingen, në zonën e Shtutgartit.

Sipas shërbimeve të motit, në kohën e aksidentit janë regjistruar disa stuhi në atë rajon.

Autoritetet kanë thënë se tre persona kanë vdekur, përfshirë shoferin dhe një pjesëtar të stafit.

Të paktën 41 persona janë plagosur dhe disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Trafiku është ende i pezulluar në zonën e aksidentit, sepse aty kanë nisur hetimet dhe pastrimi i zonës.

Sipas autoriteteve, hetimet fillestare nuk tregojnë për ndonjë ndërhyrje të paligjshme.

Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se është në kontakt me autoritetet gjermane dhe që deri më tani nuk ka asnjë konfirmim që ndonjë shtetas kosovar është në mesin e viktimave apo të lënduarve..REL

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vemendje rron gjinovci reagon ashper pas deklarates se prokurorit isufaj per radoiciqin 6887618c27a24
Lajmi i mëparshëm

“Vëmendje”, Rron Gjinovci reagon ashpër pas deklaratës së prokurorit Isufaj për Radoiçiqin

izet mexhiti balancuesi nuk ishte ligj por mungese ligji ata smund te benin ligj sepse blenin soravine 685daf3d6fc18
Lajmi i radhës

Mexhiti ironizon: E falënderojmë shoqen e Bujarit dhe Blerim Bexhetit, Arsovskën, për rikthimin e Qoses

Të fundit nga

ShkoLartë