autoritetet komunale ne shkup dhe tetove e testuan ujin e pijshem qe gjendet ne rrjetin per shperndarje 6875808cea0e4

Autoritetet komunale në Shkup dhe Tetovë e testuan ujin e pijshëm që gjendet në rrjetin për shpërndarje

July 15, 2025
1 minut lexim

Në analizat kimike të ujit për pije në rrjetin e ujësjellësit të Qytetit të Shkupit, dolën rezultate të tilla që tregojnë se uji është i sigurt dhe cilësor për pije. Rezultate të mira dolën edhe në Tetovë, transmeton.

Në sektorin për sanitari në Ndërmarrjen Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” në Shkup, sot janë marrë 43 mostra nga rrjeti i ujësjellësit nga stacione të ndryshme për pastrim dhe shpërndarje.

“Në përputhje me rezultatet nga analizat, të gjithë mostrat e sistemit të ujësjellësit në qytetin e Shkupit, i përshtaten Rregullores në lidhje me kërkesës për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm”, njoftoi NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” në Shkup.
Te 43 mostrat janë kryer analizat fizike-kimike dhe mikrobiologjike.

“Të nderuar qytetarë të Tetovës, ju informojmë se janë kryer analizat laboratorike të rregullta të ujit të pijshëm në qytetin tonë. Bazuar në rezultatet e marra, u konstatua se uji i shpërndarë nga Ndërmarrja Publike për Ujë dhe Kanalizim “Sharri” plotëson të gjitha standardet e parapara për ujë të pijshëm dhe është i sigurt për konsum”, njoftuan nga Ndërmarrja Publike Komunale “Sharri”.

Ata kërkuan nga qytetarët që të përdorin ujin në mënyrë racionale.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

71 lende te reja ne gjykaten kushtetuese gjate tremujorit te dyte te vitit 2025 68757d44dfe94
Lajmi i mëparshëm

71 lëndë të reja në Gjykatën Kushtetuese gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025

restelica behet me depo mbeturinash 68758104a56fc
Lajmi i radhës

Restelica bëhet me depo mbeturinash

Të fundit nga

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Evropian

Policia belge bastisi zyrat e Komisionit Evropian të enjten për parregullsi të mundshme në shitjen e aseteve të pasurive të paluajtshme. Reuters shkruan se hetimi po drejtohej nga Zyra e Prokurorit Publik

Leonora Jakupi në pritje të ëmbël?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, ka qenë ndër figurat më të komentuar të sezonit të katërt të Big Brother VIP Kosova, ku debutoi si opinioniste. Qasja e saj e drejtpërdrejtë dhe pa

NATO nis misionin Roja e Arktikut

NATO-ja e ka nisur zyrtarisht misionin Roja e Arktikut, me qëllim që të përmirësojë pozicionin ushtarak të aleancës në rajonin e Arktikut. Kjo lëvizje vjen pas tensioneve të fundit mes aleatëve të
ShkoLartë