autori i vrasjes se ish kryeministrit japonez shinzo abe pranon fajin 6900c893bcf8f

Autori i vrasjes së ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe, pranon fajin

October 28, 2025
min lexim

Një burrë i akuzuar për vrasjen e ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe ka pranuar fajin që në ditën e parë të gjyqit ndaj tij në Tokio.

Tetsuya Yamagami, 45 vjeç, tha në gjykatë se “çdo gjë është e vërtetë”, raporton BBC. Ai kishte përdorur një armë të prodhuar vetë për të qëlluar Abe gjatë një tubimi elektoral në qytetin perëndimor të Nara-s në korrik të vitit 2022.

Abe, një nga figurat më të njohura të politikës japoneze moderne, i njohur për politikën e tij të jashtme nacionaliste dhe për strategjinë ekonomike të quajtur “Abenomics”, u qëllua disa herë dhe ndërroi jetë në spital të njëjtën ditë. Vrasja e tij tronditi Japoninë dhe komunitetin ndërkombëtar.

Hetimet zbuluan se Yamagami e kishte shënjestruar ish-kryeministrin sepse e fajësonte për lidhjet e supozuara mes Partisë Liberale Demokratike (LDP), në pushtet për dekada, dhe Kishës së Unifikimit, të njohur ndryshe si “Moonies”.

Yamagami u kishte thënë hetuesve se e kishte fajësuar Abe-në për promovimin e kishës, e cila, sipas tij, kishte shkatërruar financiarisht familjen e tij. Në dëshmitë e tij, ai pretendon se nëna e tij kishte dhuruar rreth 100 milion jenë (rreth 660 mijë dollarë) për kishën, si dëshmi e besimit të saj.

Kjo çështje shkaktoi një valë hetimesh në Japoni mbi aktivitetet e Kishës së Unifikimit, e themeluar në Korenë e Jugut dhe e njohur për ceremonitë e saj të martesave masive. Katër ministra japonezë dhanë dorëheqjen pas zbulimeve për lidhje të mundshme me organizatën.

Në mars të këtij viti, një gjykatë në Tokio urdhëroi shpërbërjen e Kishës së Unifikimit në Japoni, duke i hequr statusin e përjashtimit nga taksat dhe duke kërkuar likuidimin e aseteve të saj.

Megjithatë, sipas The Japan Times, nëna e Yamagamit nuk ka ndryshuar qëndrim. Përkundrazi, ajo ka deklaruar se vrasja e Abe-t e ka forcuar besimin e saj fetar.

Gjyqi i Yamagamit pritet të zgjasë deri në janar të vitit të ardhshëm, ndërsa mbrojtja ka kundërshtuar disa nga akuzat për shkelje të ligjit mbi armët, duke argumentuar se arma e improvizuar e përdorur nuk klasifikohet si armë zjarri sipas legjislacionit aktual.

Pas atentatit ndaj Abe-t, Japonia, një vend me nivelet më të ulëta të dhunës me armë në botë, ka forcuar më tej ligjet që rregullojnë posedimin dhe prodhimin e armëve artizanale.

Vrasja e Shinzo Abe ka hapur debate të mëdha për sigurinë e politikanëve, rolin e organizatave fetare në politikë dhe rregullimin e ligjeve për armët, në një vend ku krimet e tilla janë jashtëzakonisht të rralla.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

na fike merr celesat e makines dhe ik cfare beri elvis shkambi menjehere pasi qelloi me arme gjyqtarin astrit kalaja zbardhet dosja hetimore 6900c823e5075
Lajmi i mëparshëm

“Na fike!”/ “Merr çelësat e makinës dhe ik”, çfarë bëri Elvis Shkambi menjëherë pasi qëlloi me armë gjyqtarin Astrit Kalaja, zbardhet dosja hetimore

hamasi dorezoi eshtrat qe nuk i perkisnin pengjeve te mbetur netanyahu shkelje e armepushimit do te pergjigjemi 6900ca52352d1
Lajmi i radhës

Hamasi dorëzoi eshtrat që nuk i përkisnin pengjeve të mbetur, Netanyahu: Shkelje e armëpushimit, do të përgjigjemi

Të fundit nga

Real Madridi përballet me Valencian

Në një mbrëmje me tension të lartë në Mestalla, Real Madridi përballet me Valencian në një ndeshje kyçe të LaLiga EA Sports, me pasoja të rëndësishme për të dyja skuadrat. Los Blancos
ShkoLartë