autobusi qe bart romet nga mitrovica drejt serbise pretendime per 100 euro per vote nga partia e vuciqit 6ade0d819d275

Autobusi që bart romët nga Mitrovica drejt Serbisë, pretendime për 100 euro për votë nga partia e Vuçiqit

October 25, 2026
1 minut lexim

Në ditën kur në Serbi po mbahen zgjedhjet, një autobus po transporton pjesëtarë të komunitetit rom nga Mitrovica drejt Serbisë për të votuar.

Krahas Mitrovicës, edhe nga Plemetini i Obiliqit po organizohet transporti i pjesëtarëve të komunitetit rom drejt Serbisë për të votuar.

Sipas një qytetari që ka folur për KosovaPress, një autobus që kishte transportuar një grup votuesish është kthyer sërish për të marrë grupin e dytë.

Sipas dëshmisë së tij, votuesve po u mbulohen shpenzimet e udhëtimit dhe po u premtohen nga 100 euro për të votuar për Partinë Progresive Serbe (SNS). Sipas pretendimeve, pagesa bëhet pas përfundimit të votimit.

Ndërkohë, burime brenda institucioneve të sigurisë kanë bërë të ditur se ndaj disa serbëve që jetojnë në Kosovë po ushtrohen presione dhe shantazhe për të votuar për partinë e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Sipas këtyre burimeve, votuesit janë udhëzuar se si të votojnë dhe u është thënë se ekzistojnë mekanizma për të verifikuar nëse kanë votuar për SNS-në.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aksident fatal ne maqedonine e veriut nderron jete 58 vjecari shoferi 19 vjecar ishte i dehur 6ade0d29628f4
Lajmi i mëparshëm

Aksident fatal në Maqedoninë e Veriut: Ndërron jetë 58-vjeçari, shoferi 19-vjeçar ishte i dehur

reshjet e shiut shkaktojne probleme ne vlore permbyten disa rruge rendohet trafiku 6ade0de42e9d2
Lajmi i radhës

Reshjet e shiut shkaktojnë probleme në Vlorë/ Përmbyten disa rrugë, rëndohet trafiku

Të fundit nga

ShkoLartë