Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje, 6 nëntor në lindje të Francës. Një autobus me nxënës ka dalë nga rruga dhe si pasojë dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 16 të tjerë kanë mbetur të lënduar, 3 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.
Një prej personave të parë që mbërriti në vendngjarje ka përshkruar momentet e rënda pas aksidentit.
🔴 ALERTE INFO
Accident de car dans l’Ain, 70 personnes impliquées https://t.co/OMwiYWcEoW https://t.co/wufULJVFpF— BFM (@BFMTV) November 6, 2026
Ai tregoi se fillimisht kishte vënë re degë të thyera pemësh në rrugë, ndërsa kur iu afrua autobusit, pa disa nxënës që po dilnin prej tij.
“Disa bërtisnin dhe qanin. Pamja ishte veçanërisht tronditëse. Telefonova menjëherë policinë për të raportuar aksidentin”, rrëfeu dëshmitari.
Menjëherë pas aksidentit u mobilizuan forca të shumta policie, zjarrfikësish dhe ekipesh mjekësore. Në operacionin e shpëtimit morën pjesë edhe dy helikopterë.
Në vendngjarje pritet të mbërrijë edhe ministri francez i Transportit, Philippe Tabarot.
Ndërkohë, autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonën, pasi janë vendosur kufizime dhe devijime të qarkullimit për t’u krijuar hapësirë ekipeve të emergjencës.
Burimi:TV21


