autobote uji dhe forca te shumta policore mazhoranca frike nga revolta blindohet kuvendi por aty ska protestues 6a588d6f80d64

Autobotë uji dhe forca të shumta policore/ Mazhoranca frikë nga revolta, “blindohet” Kuvendi, por aty s’ka protestues

July 16, 2026
1 minut lexim

Revolta popullore ku kërkohet largimi i qeverisë dhe dorëheqja e pa negociueshme e kryeministrit Edi Rama, ka hyrë sot në ditën e 47.

Ndërkohë që sot mbahet në Kuvend seanca e radhës plenare, ajo që vihet re është që në oborrin para Parlamentit, janë vendosur forca të shumta policore dhe autobote me ujë.

Ndërkohë në zonë nuk ka asnjë protestues.

Masat janë marrë duke pasur parasysh që në një nga seancat e shkuara para Kuvendit u mbajt një protestë, me qytetarët që kërkonin largimin e qeverisë, dhe ku pati edhe përplasje mes tyre dhe policisë, me këtë të fundit që ushtroi dhunë, spraj lotsjellës dhe arrestoi 19 protestues, të cilët më pas u liruan nga gjykata.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dialogu strategjik shba serbi mesazhi per kosoven dhe rajonin 6a588cf3e0512
Lajmi i mëparshëm

Dialogu strategjik SHBA–Serbi: Mesazhi për Kosovën dhe rajonin

goditja e dyte brenda pak muajsh per giorgia meloni 6a588dd11f72c
Lajmi i radhës

Goditja e dytë brenda pak muajsh për Giorgia Meloni

Të fundit nga

ShkoLartë