australise masaker ne melburn dy te mitur te vrare me thike nga nje grup i maskuar 68bd92051e610

Australisë/ Masakër në Melburn, dy të mitur të vrarë me thikë nga një grup i maskuar

September 7, 2025
1 minut lexim

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Melburn të Australisë, ku dy djem të moshës 12 dhe 15 vjeç janë vrarë me thikë nga një grup i maskuar dhe i armatosur.



Sipas policisë së Viktorias, sulmet ndodhën në dy lokacione të afërta. Fëmija 12-vjeçar u gjet i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë pak pas mbërritjes së ambulancës. Viktima tjetër, 15 vjeç, u gjet i pajetë pak më vonë në një rrugë pranë vendit të parë të krimit.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se autorët janë rreth tetë persona me fytyra të mbuluara. Viktimat nuk kishin lidhje me ndonjë grup kriminal, çka e bën aktin edhe më të pakuptimtë.

Hetimet janë në vijim për të zbuluar nëse sulmi ishte i qëllimshëm apo një ngatërrim identiteti. Deri më tani, askush nuk është arrestuar.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

hena e pergjakur sot eklipsi henor do jete i dukshem edhe ne shqiperi 68bd90d270213
Lajmi i mëparshëm

“Hëna e përgjakur”/ Sot eklipsi hënor do jetë i dukshëm edhe në Shqipëri

mot i paqendrueshem gjate javes se ardhshme ne kosove sa diell po aq shi 68bd92f338150
Lajmi i radhës

Mot i paqëndrueshëm gjatë javës së ardhshme në Kosovë – sa diell, po aq shi

Të fundit nga

ShkoLartë