australia planifikon ligje me te ashpra per armet pas sulmit qe la 15 te vdekur 693ff4a2c17c0

Australia planifikon ligje më të ashpra për armët pas sulmit që la 15 të vdekur

December 15, 2025
1 minut lexim

Australia është zotuar për ligje më të ashpra për armët të hënën, teksa është në zi për viktimat e sulmit më të rëndë me të shtëna masive në 30 vjetët e fundit.

Policia ka thënë se një baba me të birin e kanë kryer sulmin që i kanë lënë të vrarë 15 persona në një festë hebraike në plazhin e famshëm të Sidnejt, Bondi.

Incidenti i ka rritur pikëpyetjet nëse ligjet për armët në Australi, ndër më të ashprat në botë, kanë nevoje për një rishikim. Policia ka thënë se i dyshuari më në moshë ka pasur licencë për mbajtje armësh prej vitit 2015, për gjashtë lloje.

Kryeministri australian, Anthony Albannese ka thënë se kabineti i tij është pajtuar për t’i shtrënguar ligjet për armët dhe për të punuar për përpilimin e një regjistri kombëtar për armët e zjarrit për t’i adresuar disa aspekte, sikurse numri i armëve për të cilat mund të jepet licencë dhe për ndryshim të periudhës së validitetit.

“Rrethanat e njerëzve mund të ndryshojnë” u ka thënë ai gazetarëve para një takimi të kabinetit.

“Njerëzit mund të radikalizohen brenda një periudhe kohore. Licencat nuk duhet të jenë të përhershme”.

Prej dy sulmuesve, 50-vjeçari është vrarë në vendin e sulmit, derisa djali i tij 24-vjeçar është në gjendje kritike në spital, ka thënë policia në një konferencë për media.

Të paktën 40 persona janë dërguar në spital pas sulmit, përfshirë dy zyrtarë policorë që janë në gjendje serioze. Mosha e viktimave dallon prej 10 deri në 87 vjeç.

Policia ka thënë se njëri prej të dyshuarve ka qenë emër i njohur për autoritetet, mirëpo nuk është konsideruar kërcënim i madh.

Transmetuesi kombëtar ABC dhe media tjera i kanë identifikuar burrat si Sajid Akram dhe Naveed Akram. Ministri i Brendshëm, Tony Burke ka thënë se babai ka arritur në Australi më 1998, me vizë studentore, ndërsa djali i tij është shtetas i lindur në Australi.

Sipas ABC-së, në makinën e sulmuesit janë gjetur dy flamuj të grupit ekstremist Shteti Islamik.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

e pa nga afer entuziazmin gacaferi per bota sot me shume se 80 e mergates do votojne per kurtin 693ff45e58208
Lajmi i mëparshëm

E pa nga afër entuziazmin: Gacaferi për ‘Bota Sot’ – Më shumë se 80% e mërgatës do votojnë për Kurtin

tragjedia ne hollywood regjisori legjendar dhe bashkeshortja e tij gjenden te vrare ne shtepi djali i tyre problematik merret ne pyetje 693ff62804bf1
Lajmi i radhës

Tragjedia në Hollywood/ Regjisori legjendar dhe bashkëshortja e tij gjendën të vrarë në shtëpi, djali i tyre problematik merret në pyetje

Të fundit nga

ShkoLartë