australia mban dite zie per viktimat e sulmit ne bondi beach 6971d533d8f6a

Australia mban ditë zie për viktimat e sulmit në Bondi Beach

January 22, 2026
1 minut lexim

Australia po mban sot ditë kombëtare zie në nderim të 15 viktimave të sulmit të armatosur në Bondi Beach të Sidneit, ku më 14 dhjetor dy persona hapën zjarr gjatë një aktiviteti hebre.

Flamujt në të gjithë vendin janë ulur në gjysmështizë, ndërsa një minutë heshtje do të mbahet në orën 19:01 sipas kohës lokale. Ceremoni përkujtimore janë planifikuar në Operën e Sidneit dhe në qendrën komunitare hebreje Chabad në Bondi, raporton “Al Jazeera”.

Shumica e viktimave ishin pjesëtarë të komunitetit hebre, përfshirë edhe një fëmijë 10-vjeçar. Qeveria ka organizuar instalacione ndriçimi në Kanberë dhe qytete të tjera, me nga një shtyllë drite për secilën viktimë.

Kryeministri Anthony Albanese e cilësoi sulmin si një goditje jo vetëm ndaj komunitetit hebre, por edhe ndaj mënyrës australiane të jetesës. Ai theksoi se Bondi simbolizon hapje dhe bashkëjetesë, vlera që u cenuan rëndë atë natë.

Sulmi, më vdekjeprurësi i këtij lloji në Australi në 30 vitet e fundit, çoi në miratimin e ligjeve më të ashpra për armët e zjarrit dhe në nisjen e një hetimi kombëtar mbi antisemitizmin dhe krimet e urrejtjes. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

28 vjet nga sulmi i dyte i serbise ndaj familjes jashari ne prekaz 6971d51f42214
Lajmi i mëparshëm

28 vjet nga sulmi i dytë i Serbisë ndaj familjes Jashari në Prekaz

gjermania vepron fuqimisht kunder flotes ne hije ruse nuk ka me anije luftarake 6971d6e74b294
Lajmi i radhës

Gjermania vepron fuqimisht kundër “flotës në hije” ruse, nuk ka më anije luftarake

Të fundit nga

ShkoLartë