Një grua nga Zelanda e Re u nxor nga një fluturim dhe u akuzua pasi vallëzoi e dehur ndërsa avioni po udhëtonte.
Rasti ka ndodhur në bordin e një fluturimi të kompanisë ajrore Qantas nga Sydney në Queenstown, raportojnë mediat australiane.
Policia tha se 50-vjeçarja Sheree Young, e cila ishte e dehur në atë kohë, injoroi udhëzimet e anëtarëve të ekuipazhit, shau stafin dhe madje bëri një vallëzim.
Kjo e shtyu pilotin të ndërpriste fluturimin, të kthehej në portë dhe t’i kërkonte Policisë Federale Australiane të largonte gruan e dehur nga avioni.
Kur ata u përballën me Young, ajo u tregua grindavece dhe nuk bindej, por ata përfundimisht arritën ta shoqëronin jashtë avionit.
“Sjellja e supozuar e kësaj gruaje rrezikoi sigurinë e saj, të pasagjerëve dhe të ekuipazhit, dhe në këtë rast shkaktoi një vonesë në ngritje. Kushdo që sillet keq nën ndikimin e alkoolit do të largohet nga fluturimi i tij,” tha zyrtari i Policisë Federale Australiane Trevor Robinson.
Ai shtoi se sjellja e Young provoi një rrezik të madh fluturimi për pasagjerët dhe ekuipazhin, dhe në këtë rast shkaktoi një vonesë në ngritje.
“Kushdo që sillet keq nën ndikimin e alkoolit do të largohet nga fluturimi.”
Pas nisjes së fluturimit, Young u lirua dhe u kthye në shtëpi në Zelandën e Re të nesërmen. Ajo u paraqit në gjykatë sot pasi u akuzua për mos ndjekje të udhëzimeve të sigurisë së anëtarëve të ekuipazhit, të cilat mbartin një gjobë maksimale prej mbi 10.500 dollarësh.
Ajo akuzohet gjithashtu për pengim dhe rezistencë ndaj një zyrtari të Komonuelthit, gjë që mbart një dënim maksimal prej dy vjetësh burg nëse shpallet fajtore.
Burimi: botasot.info


