aurora rrusta i jep fund beqarise publikohen pamje nga kanagjegji 6abebadd27f0f

Aurora Rrusta i jep fund beqarisë – publikohen pamje nga kanagjegji

October 1, 2026
1 minut lexim

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Aurora Rrusta, po i jep fund beqarisë.

Ajo sonte, e enjte, po mban kanagjegjin në një nga restorantet e njohura, ku është shfaqur me veshje tradicionale shqiptare.

Së fundmi janë publikuar edhe pamje nga atmosfera e kësaj nate të veçantë për Aurorën, e cila duket se po e shijon në maksimum festën para martesës.

Por, pas këtij momenti të rëndësishëm në jetën e saj qëndron edhe një histori dashurie që nisi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4.

Aurora dhe këngëtari Kushtrim Kelani u njohën gjatë qëndrimit të tyre në këtë reality-show, para disa muajsh.

Pas përfundimit të eksperiencës televizive, njohja e tyre vazhdoi edhe jashtë shtëpisë, teksa me kalimin e kohës raporti mes tyre u shndërrua në dashuri.

Tashmë, çifti ka vendosur ta kurorëzojë lidhjen me martesë. Pas kanagjegjit të Aurorës, në ditët në vijim pritet edhe dasma e saj me Kushtrimin.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arrestohet 27 vjecari ne britani pergatiti akte terroriste ne bazen ajrore raf fairford 6abeba39cf457
Lajmi i mëparshëm

Arrestohet 27-vjeçari në Britani, përgatiti akte terroriste në bazën ajrore RAF Fairford

ambasadori meidani studenteve te unt se nje e drejte ka vlere vetem kur mund te ushtrohet e plote 6abebece5688e
Lajmi i radhës

Ambasadori Meidani studentëve të UNT-së: Një e drejtë ka vlerë vetëm kur mund të ushtrohet e plotë

Të fundit nga

ShkoLartë