atk me aktivitet ne mitrovice e drenas etiketa te bizneset e regjistruara 68fbf20125623

ATK me aktivitet në Mitrovicë e Drenas, etiketa te bizneset e regjistruara

October 24, 2025
1 minut lexim

Administrata Tatimore e Kosovës ka nisur me vendosjen e etiketave në bizneset të cilat janë të regjistruara dhe formalizuara në Mitrovicë e Drenas. Përmes këtij veprimi po synohet të luftohet ekonomia joformale. Kësisoj zyrtarët tatimor do ta kenë më të lehtë të identifikojnë bizneset e paformalizuara.

Bizneseve të regjistruara, inspektorët e ATK-së të prirë nga vet drejtori i përgjithshëm kësaj administrate, Mentor Hyseni u vendosën letra ngjitëse me mbishkrimin ‘Biznes i regjistruar’. Bizneset që nuk do të kenë të vendosura këtë mbishkrim, do t’i nënshtrohen kontrolleve më të rrepta nga inspektorët. E me këtë veprim ATK po synon të luftoj ekonominë joformale.

 “Kemi filluar me Mitrovicën dhe Drenasin. Qëllimi i këtij aktiviteti është formalizimi i ekonomisë. Me vendosjen e këtyre stikersave nëpër dritare në vende të dukshme ne ndihmojnë në dy aspekte, që zyrtari tatimor e ka shumë të lehtë të identifikoj pjesën e ekonomisë që është e paformalizuar deri tani, në anën tjetër konkurrenca i bie që shumë lehtë mund të detektohet nëse ka konkurrent që shfrytëzon konkurrencë jolojale”, tha Mentor Hyseni, drejtor i përgjithshëm i ATK-së.

Ditëve në vijim letrat ngjitëse që tregojnë biznesin e regjistruar do të vendosen edhe tek bizneset që veprojnë të komunat tjera.

E këtë veprim të ATK-së e përkrahën bizneset e regjistruara.

Alban Janova, noter theksoi se “Te ne juristët thonë barazia para ligjit. Na ndihmon të jemi të barabartë para ligjit. Bizneset që nuk paguajnë tatim e kanë përparësinë ta ulin çmimin e bëjnë konkurrencë joligjore te bizneset që paguajnë tatim”.

Me qëllim të krijimit të një tregu më të drejtë dhe konkurrues, ATK ka ndërmarrë edhe masa të tjera për luftimin e ekonomisë joformale.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

federata e bjeshkatarise dhe ngjitjes sportive te kosoves shenoi nje moment historik 68fbf1f4a9a2e
Lajmi i mëparshëm

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës shënoi një moment historik 

korrupsion aktiv ne zgjedhje spak dergon per gjykim kryebashkiakun e vaut te dejes 68fbf2a7d4aa6
Lajmi i radhës

“Korrupsion aktiv në zgjedhje”, SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Vaut të Dejës

Të fundit nga

Albin Kurti njofton suksesin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se vendi ynë po vazhdon të regjistrojë suksese në indekset ndërkombëtare, kësaj radhe në luftën ndaj krimit të organizuar. Kurti ka shkruar në Facebook se
ShkoLartë