atentati ne lushnje tre persona i bene prite kundershtarit te aldo bares zbulohet levizjet e autoreve para bresherive ndaj 45 vjecarit 6925b2234602e

Atentati në Lushnje/ Tre persona i bënë pritë kundërshtarit të Aldo Bares, zbulohet lëvizjet e autorëve para breshërive ndaj 45-vjeçarit

November 25, 2025
1 minut lexim

45 vjeçari Juljan Sula, i njohur ndryshe si Juli i Pashakos, rreth orës 11 të kësaj të marte sapo kishte dalë nga banesa e tij në Karbunarë pa e ditur se në hyrje të Lushnjes do të binte pre e një atentati nga 3 persona që i kishin ngritur pritë. 

Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat raporton se kur po qarkullonte me makinë pranë stadiumit, drejt tij u qëllua me breshëri kallashnikovi nga 3 persona që dolën nga një mjet i parkuar në zonë.

Për t’i shpëtuar rrezes së sulmit Sula u largua me mjet drejt banesës së tij në afërsi të së cilës e gjeti dhe policia.  45-vjeçari u gjet i plagosur në këmbë dhe mjekët ligjor do të saktësojnë rrethanat e këtij dëmtimi.

Ngjarja ndodhi në një nga zonat më të frekuentuara të Lushnjës mes spitalit dhe stadiumit të qytetit ku qytetarë të rastësishëm shpëtuan mrekullisht nga të shtënat me breshëri.

Pas atentatit autorët u larguan drejt fshatit Lifat aty ku braktisën mjetin me targa greke dhe i vunë flakën.  Në brendësi të të cilit policia gjeti një kallashnikov dhe një pistoletë që dyshohet se u përkiste autorëve të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Të dhënat e mjetit dhe të armëve do të analizohen me imtësi nga ana e policisë me qëllim identifikimin e autorëve.

Po ashtu po punohet me pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të zbuluar itenerarin e tyre dhe të dhëna që mund të çojnë në gjurmë të tyre.

Juljan Sula është një person me dritëhije kriminale shpesh herë i dyshuar nga policia për ngjarje të rënda kriminale e të tjera herë si objekt i sulmeve.

Pikërisht tek kjo e shkuar policia do të kërkojë të dhëna mbi konfliktet e mundshme që sollën atentatin e kësaj të marte ndaj tij.

Ai njihet si kundërshtarë i të dënuarit përjetë Aldo Bares, dhe mik me Laert Haxhinë, sërish i dënuar përjetë.

 


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kica xhelili abdixhiku kishte kerkuar konsensus politik per tejkalimin e barrierave ligjore 6925b182653e0
Lajmi i mëparshëm

Kica-Xhelili: Abdixhiku kishte kërkuar konsensus politik për tejkalimin e barrierave ligjore

e rende ne zelanden e re historia perseritet humbin jeten dy alpiniste shpetojne mrekullisht te tjeret 6925b29a1c7c4
Lajmi i radhës

E rëndë në Zelandën e Re, historia përsëritet/ Humbin jetën dy alpinistë, shpëtojnë mrekullisht të tjerët

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë