atentati ne lushnje pamjet e automjetit te julian sules bmw kudo me shenja plumbash 69277424262b6

Atentati në Lushnjë/ Pamjet e automjetit të Julian Sulës, “BMW” kudo me shenja plumbash

November 26, 2025
1 minut lexim

Ky është automjeti i Julian Sulës, personi i cili u vu në shënjestrën e një atentati ditën e djeshme në Lushnjë.

Sikurse duket nga pamjet e siguruara nga korrespondenti Bledar Korreshi, në automjet duken qartë shenjat e plumbave.

Makina është dërguar për ekspertizë, ndërsa atentatorët e Julian Sulës, 45-vjeçarit nga Karbunara e Lushnjës ende nuk janë gjetur.

Atentati ka zgjatur vetëm 10 sekonda. 6 plumba kane prekur makinën tip “Bmw” të Sulës ndërsa një plumb e ka fshikur në këmbë.

Policia ka sekuestruar kamerat e disa bizneseve të cilat kane fokusuar momentin e gjuajtjes me armë.

Pas atentatit autorët dogjën makinën se bashku me armët në fshatin Lifaj. Ndërsa Julian Sula fillimisht shkoi në lokalin e tij në Karbunarë dhe më pas në shtëpi. Ka qëndruar disa minuta dhe më pas shkoj të mjekonte këmbën në spital.

Pistat ku po hetohen janë disa duke nisur nga e kaluara e Julian Sulës në vitin 1997 e deri më sot, si lidhjet e tij me trafikun e narkotikëve, bizneset dhe përfshirjen në politikë.

Julian Sula ishte një person i cili prej 2 vjetësh lëvizte lirshëm në Lushnje madje edhe në këmbë. Mjetet qe ai përdorte ishin here të blinduara dhe herë jo. Ai është një person i njohur për policinë pasi është ndaluar për armëmbajtje pa leje.

FOTO GALERI
1/4

2 4


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ldk dhe nisma bashkohen per zgjedhjet e 28 dhjetorit ramadani zbulon agjenden e koalicionit 69277381ed2dd
Lajmi i mëparshëm

LDK dhe Nisma bashkohen për zgjedhjet e 28 dhjetorit?/ Ramadani zbulon agjendën e koalicionit

pse superhena e dhjetorit do te jete e fundit per nje kohe te gjate 6927744e523bb
Lajmi i radhës

Pse Superhëna e dhjetorit do të jetë e fundit për një kohë të gjatë

Të fundit nga

Rusia urdhëron bllokimin e aplikacionit WhatsApp

Rusia ka vendosur ta nxjerrë jashtë loje aplikacionin WhatsApp, ndërsa po shtrëngon rrethin ndaj aplikacioneve të huaja të komunikimit. Urdhri për bllokim vjen nga autoritetet rregullatore, në një kohë kur Kremlini po shton

Betohen 20 deputetë të rinj në Kuvend

Gjashtëmbëdhjetë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe dy nga komunitetet jo serbe janë betuar në Kuvendin e Kosovës, pasi të njëjtit kanë zënë vendet e bashkëpartiakëve të tyre, të cilët kanë marrë poste
ShkoLartë