atentati ndaj gazetarit sigfrido ranucci la repubblica flet per nje piste shqiptare policia po heton sipermarresin nga vlora qe jeton ne shba 68f7e4256bab4

Atentati ndaj gazetarit Sigfrido Ranucci, ‘La Repubblica’ flet për një pistë shqiptare: Policia po heton sipërmarrësin nga Vlora që jeton në SHBA

October 21, 2025
min lexim

Mediat italiane flasin për një pistë shqiptare në hetimet për atentatin ndaj Sigfrido Ranuccit. Emri mbi të cilin janë përqendruar hetuesit, sipas ‘La Repubblica’, është Artur Shehu, 58 vjeç, sipërmarrës me origjinë nga Shqipëria, i konsideruar nga disa hetime si një figurë me peshë e krimit të organizuar shqiptar.

Aktualisht ai jeton në Shtetet e Bashkuara, në Florida, ku bën një jetë të rezervuar në Miami, ku është vendosur prej disa vitesh.

Sipas burimeve hetimore, edhe Drejtoria Antimafia Italiane (DIA) ka marrë informacion nga Vlora, në jug të Shqipërisë, për mundësinë e përfshirjes së Shehut në shpërthimin e ndodhur më 16 tetor, në banesën e drejtuesit të emisionit Report.

Bëhet fjalë, për momentin, për një hipotezë, që kërkon ende verifikime dhe prova përfundimtare, por që po ndiqet me kujdes nga magjistratët e Drejtorisë Rajonale Antimafia të Romës — prokurorja Ilaria Calò dhe zëvendësi i saj Carlo Villani — në bashkëpunim me karabinierët e Njësisë Hetimore të Frascatit dhe ata të Via In Selci, të angazhuar prej ditësh për të rindërtuar çdo detaj të atentatit.

Motivi i mundshëm mendohet të lidhet me një emision të Report të datës 21 prill 2024, me titullin “(Hot) Spot Albanese”, kushtuar projektit të qendrave për migrantë që Italia ka ndërtuar në Shqipëri, në Shëngjin dhe Gjadër, në kuadër të marrëveshjes mes qeverive të Romës dhe Tiranës.

Në programin e Raitre, 58-vjeçari shqiptar përshkruhet si një trafikant i rëndësishëm droge, i cituar më parë në hetime ndërkombëtare për lidhje të mundshme me Cosa Nostra dhe Sacra Corona Unita.

Emri i Shehut nuk ishte i panjohur as për shtypin ndërkombëtar. Në mars 2021, gazeta amerikane Miami Herald i kishte kushtuar atij një hetim të thelluar me titullin:

“Nga një vilë në Miami Beach, një burrë me lidhje të dyshuara me mafien ndërton një perandori tregtare në Shqipëri.”

Artikulli përshkruan me detaje jetën e tij në SHBA, duke treguar për një vilë në Alton Road, “pak hapa larg gjirit të Biscayne”, e rrethuar me palma mbretërore, me një kopsht të rregullt dhe dy makina luksoze të parkuara në hyrje.

Sot, prokuroria po verifikon edhe këtë profil ndërkombëtar, duke kërkuar përputhje mes informacionit të mbledhur në Shqipëri dhe lëvizjeve të 58-vjeçarit. Megjithatë, pistat mbi urdhëruesit e atentatit mbeten të shumta, duke pasur parasysh numrin e madh të hetimeve që Report ka zhvilluar ndër vite, shpesh duke hyrë në zona të ndjeshme dhe duke prekur interesa të mëdha ekonomike e kriminale.

Në këtë fazë, vëmendja e hetuesve duket se është përqendruar kryesisht tek disa sektorë të mafies shqiptare, ndërsa karabinierët vazhdojnë hetimet për të zbuluar kush ka vendosur fizikisht eksplozivin dhe kush, sipas zhvillimeve të fundit, ka tentuar verën e kaluar të depërtojë në shtëpinë e dytë të gazetarit, por pa ia dalë.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vance hamasi te dorezoje armet 68f7e2778b1b4
Lajmi i mëparshëm

Vance: Hamasi të dorëzojë armët

gjendet pa shenja jete personi qe u raportua i zhdukur ne prishtine 68f7e95008bfc
Lajmi i radhës

Gjendet pa shenja jete personi që u raportua i zhdukur në Prishtinë

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë