atentati ndaj biznesmenit me dy identitete gjendet i shkrumbuar nga flaket automjeti i autoreve 692d61d56aa4e

Atentati ndaj biznesmenit me dy identitete, gjendet i shkrumbuar nga flakët automjeti i autorëve!

December 1, 2025
1 minut lexim

Automjeti tip Audi i atentatorëve që ekzekutuan me dy plumba në kokë biznesmenin me dy identete, Mondi Mehalla alias Edmond Hyka, krim i ndodhur mbrëmjen e së dielës (30 Nëntor) në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan.

Makina e shkrumbuar nga flakët është gjetur në fshatin Mirakë të Librazhdit, disa orë pas vrasjes që tronditi vendin. 43-vjeçari u ekzekutua brenda në automjetin tip Range Rover të parkuar pranë karburantit të tij, rreth orës 20:35.

Sipas të dhënave paraprake, Mehalla sapo kishte dalë nga zyra e tij, në godinën ku ndodhen bizneset dhe banesa e nënës së tij.

Në momentin që është futur në automjet, ai është qëlluar me armë zjarri duke marrë tre plumba, dy prej të cilëve në kokë, çka i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Deri tani, të paktën 10 persona janë shoqëruar dhe po merren në pyetje për të hedhur dritë mbi rrethanat e krimit.

Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, i cili po punon intensivisht për këqyrjen e pamjeve filmike të zonës dhe mbledhjen e provave të tjera materiale.

Dyshohet për atentat mafioz

Dinamika ngjarjes është vlerësuar nga ekspertët si një ekzekutim tipik mafioz, por mund të rezultojë edhe  vrasje për shkak të një konflikti të ndodhur mesjavën e fundit  për motive ende të paqarta.

Menjëherë pas sinjalizimit, shërbimet e Policisë mbërritën në vendngjarje, duke ngritur pika të shumta kontrolli në të gjitha daljet e qytetit. Vijojnë kontrollet intensive në terren, në banesa, ambiente të ndryshme dhe rrugë dytësore, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Burime policore bëjnë me dije se automjeti i përdorur nga atentatorët dyshohet të ketë qenë një Audi me ngjyrë të zezë, i cili është larguar me shpejtësi në drejtim të aksit Elbasan–Librazhd.

E shkuara e 43 vjeçarit

Sipas të dhënave zyrtare, 43-vjeçari kishte precedentë penal në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Po ashtu, mësohet se ai ishte përfshirë në një konflikt disa ditë para vrasjes, pistë që po konsiderohet seriozisht nga grupi hetimor si e mundshme lidhur me motivin e ekzekutimit.

Hetimet vijojnë në disa pista paralelisht, ndërsa operacioni policor në terren mbetet në zhvillim. Autorët e atentatit mbeten ende të paidentifikuar.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fillon programi vullnetar i kuvendit 2025 692d5fd00ec5d
Lajmi i mëparshëm

Fillon Programi vullnetar i Kuvendit 2025

ffk shpall me te mirin e javes ne superlige 692d6234352c8
Lajmi i radhës

​FFK shpall më të mirin e javës në Superligë

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë