atentati me tritol ne shkoder shperthen makina sapo ndizet plagoset 38 vjecari punonjes i tatimeve 6900ac033d714

Atentati me tritol në Shkodër/ Shpërthen makina sapo ndizet, plagoset 38-vjeçari, punonjës i Tatimeve

October 28, 2025
1 minut lexim

Lagjja “Ndoc Mazi” në Shkodër është tronditur paraditen e sotme nga një atentat me tritol vendosur në makinën e një 38-vjeçari.

Sipas policisë, tritoli është vendosur në makinën e parkuar të Enea Busukja, i cili sapo e ka ndezur mjetin, ky i fundit ka shpërthyer.

Si pasojë, 38 vjeçari ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital. Ai rezulton se është punonjës i Tatimeve në Shkodër, ndërsa nuk figuron si person me problematika apo me precedent penal.

Busukja është specialist i monitorimit në terren pranë Drejtorisë së monitorimit në terren, në rajonin e veriut.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:35, në lagjen “Ndoc Mazi”, në momentin që shtetasi Eenea Buzukja ka ndezur automjetin e tij, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjet.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. B., 38 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

dallaveret me patente shofere perballen me akuza tre persona ne rajonin e prizrenit 6900ab6a12921
Lajmi i mëparshëm

Dallaveret me patentë shoferë, përballen me akuza tre persona në rajonin e Prizrenit

zelensky thote se ka nevoje per mbeshtetjen evropiane dhe per dy tre vjet luftime 6900ac79aa7a9
Lajmi i radhës

Zelensky thotë se ka nevojë për mbështetjen evropiane dhe për “dy-tre vjet luftime”

Të fundit nga

Alarm për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

Një kërcënim me bombë është raportuar sonte në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet operative për të menaxhuar situatën dhe për të
ShkoLartë