atentati me tritol ne sarande viktima me precedent penal babai i klaus jacajt i perfshire ne nje plagosje ne korrik 68e1b0ccb7374

Atentati me tritol në Sarandë/ Viktima me precedent penal, babai i Klaus Jaçajt, i përfshirë në një plagosje në korrik

October 5, 2025
1 minut lexim

Isuf Jaçaj 58 vjeç ka humur jetën mbrëmjen e të shtunës në Sarandë, pas tritolit që iu vendos makinës së tij. 

Viktima kishte precedentë të mëparshëm penalë dhe ishte babai i Klaus Jaçajt, i cili ndodhet aktualisht në burg, i akuzuar për “përkrahje të autorit të krimit” në një ngjarje të ndodhur më 17 korrik 2025.

Gjatë atij incidenti u plagosën me armë zjarri Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lama, në lagjen nr. 4 të qytetit bregdetar.

Katër ditë më vonë një person i maskuar vendosi një sasi eksplozivi në makinën e Klaus Jaçajt, duke e shkatërruar atë plotësisht. Ngjarja në atë kohë mbeti pa autor.

Sipas të dhënave paraprake, atentati i së shtunës ndodhi pak para mesnatës. Automjeti tip fuoristradë ku ndodhej Isuf Jaçaj u përfshi nga një shpërthim i fuqishëm, që i mori jetën menjëherë dhe e dogji mjetin tërësisht.

Screenshot 2025 10 04 191210

Klaus Jaçaj


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dauti ate qe bdi se beri per 4 vite ne e beme per nje vit qeverisje gjuha shqipe kudo ne tabela 68e1ae53217bb
Lajmi i mëparshëm

Dauti: Atë që BDI s’e bëri për 4 vite, ne e bëmë për një vit qeverisje, gjuha shqipe kudo në tabela!

plumbat na kaluan prane vesheve izmir zeqiri rrefen perballjen me tensionet ne veri 68e2048d1644f
Lajmi i radhës

“Plumbat na kaluan pranë veshëve…”, Izmir Zeqiri rrëfen përballjen me tensionet në veri

Të fundit nga

Klubi vendos ultimatum

Çelsi është jashtë garës për titullin kampion në Angli, pasi fitoi vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit të Premier Ligë. Barazimi i fundit me Bornmuth ka tronditur edhe trajnerin Enzo Mareska,
ShkoLartë