Dalan Alliaj, 36 vjeç, është i riu që u vra më armë zjarri mbrëmjen e sotme në Gjorm të Selenicës.
Policia bën me dije se kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur pa shenja jete, e më pas është transportuar në spitalin e Vlorës, por për fat të keq është konfirmuar i vdekur.
Mësohet se në trupin e të riut janë konstatuar 6 plumba.
Ende nuk dihen rrethanat, ndërsa thuhet se i riu nga Levani kishte shkuar në Gjorm, te djali i xhaxhait të tij.
Burimi: botasot.info


