askush nuk i beson putin it zelensky per bisedimet e perfundimit te luftes jam i gatshem presidenti rus nuk deshiron 68bb5b471a303

“Askush nuk i beson Putin-it”, Zelensky për bisedimet e përfundimit të luftës: Jam i gatshëm, presidenti rus nuk dëshiron

September 5, 2025
1 minut lexim

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se Ukraina është e gatshme për çdo lloj takimi diplomatik, përfshirë edhe takime dypalëshe apo trepalëshe, por shtoi se Presidenti rus Vladimir Putin nuk është i interesuar t’i japë fund luftës.

Duke folur nëpërmjet video-lidhjes në hapjen e Forumit Ekonomik të Cernobbio-s, Zelensky tha se “askush nuk i beson Putinit, sepse ai vazhdon përshkallëzimin ushtarak në vend të armëpushimit”, duke e përshkruar si pengesën kryesore për paqen në Ukrainë.

“Putini nuk dëshiron ta përfundojë luftën, këto janë vetëm fjalë. Nëse rritet presioni ndërkombëtar, ndoshta ai do të detyrohet ta bëjë këtë. Por sot, ai vetëm e përshkallëzon”, u shpreh Zelensky.

Presidenti ukrainas theksoi se hapi i parë drejt paqes duhet të jetë armëpushimi, ndërsa i bëri thirrje vendeve të BE-së, SHBA-së dhe Jugut Global që të rrisin angazhimin për t’i dhënë fund agresionit rus.

Zelensky kërkoi gjithashtu zbatimin e menjëhershëm të garancive të sigurisë të ofruara nga Koalicioni i Gatishmërisë, edhe pa pritur fundin e luftimeve. Ai përmendi se 45 vende janë pjesë e këtij koalicioni, ndërsa 26 prej tyre janë të gatshme të ofrojnë mbështetje konkrete, përfshirë edhe Italinë dhe SHBA-në.

Ndërkohë, nga ana ruse, Presidenti Vladimir Putin ka përsëritur qëndrimin e tij kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO, duke pretenduar se një gjë e tillë do të rrezikonte “interesat afatgjata të sigurisë së Rusisë”, sipas agjencisë Tass.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

luis enrique perfshihet ne nje aksident me biciklete trajneri i psg se transportohet menjehere ne spital si paraqitet gjendja e tij 68bb5a5093b98
Lajmi i mëparshëm

Luis Enrique përfshihet në një aksident me biçikletë, trajneri i PSG-së transportohet menjëherë në spital/ Si paraqitet gjendja e tij

ultimatumi i putinit per perendimin paqe me kushte ose lufte totale 68bb5f82bdc5d
Lajmi i radhës

Ultimatumi i Putinit për Perëndimin: Paqe me kushte ose luftë totale

Të fundit nga

ShkoLartë