ashpersohen marredheniet shkup sofje zheljaskov mickoski te kerkoje falje 6871427c33178

Ashpërsohen marrëdhëniet Shkup – Sofje, Zheljaskov: Mickoski të kërkojë falje

July 11, 2025
min lexim

Shkup, 11 korrik – Sofja zyrtare me reagime të ashpra pas deklaratave “pezhorative” të kryeministrit Hristijan Mickoski, drejtuar ministrit të Jashtëm bullgar Georgiev, i cili paraprakisht e kishte quajtur Mickoskin kryeministër maqedono-verior. Ministria e Jashtme bullgare në reagimin e saj është shprehur se deklaratat e Mickoskit janë të papërputhshme me normat minimale të dialogut diplomatik, si dhe parimet e fqinjësisë së mirë. Ministria e Jashtme bullgare e indinjuar edhe nga thirrja në Ministrinë e Jashtme të ambasadorit të saj në Shkup. Ka reaguar edhe kryeministri i Bullgarisë, Rosen Zheljaskov, i cili ka ftuar Mickoskin të kërkojë falje dhe të përmbushë detyrimet e marrëveshjes së vitit 2022.

“Narrativin dhe të shprehurit e kryeministrit Mickoski ia lëmë njohësve të Ezopit. Maqedonia e Veriut do të duhet t’i përmbahet konsensusit të vitit 2022 dhe të përmbushë obligimet e marra. Kolegu Mickoski duhet të gjejë mënyrë që të kërkojë falje, pasi kjo prish marrëdhëniet ndërfqinjësore, si dhe besimin, që në këto momente është tejet i brishtë. Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut, të bazuar në përmbushjen e obligimeve të marrëveshjes së vitit 2022 dhe marrëveshjes së fqinjësisë së mirë.”, – deklaroi kryeministri i Bullgarisë, Rosen Zheljaskov.

Kovaçki: Bullgaria të tregojë respekt

As Shkupi nuk ka pushuar së reaguari. Partia e kryeministrit Mickoski drejtoi mesazhe se s’do të ndryshojnë qëndrim derisa në rikthim nuk marrin respektin bullgar.

“Fshirja e gjuhës dhe identitetit nga raporti i Parlamentit Evropian janë dëshmi se Bullgaria nuk e ka pasur çështjen tek vendosja e bullgarëve në Kushtetutë. Përkundrazi, ky është vetëm mjet për mohimin e plotë të shtetit. VMRO – DPMNE adreson porosi se nuk do të lëvizin asnjë milimetër pa u respektuar nga Bullgaria dhe garancia nga institucionet evropiane. Ky është keqpërdorim i BE-së nga ana e Bullgarisë dhe rrëmbim i procesit.”, – theksoi Dragan Kovaçki nga VMRO – DPMNE.

Edhe kreu i socialdemokratëve, Venko Filipçe, është shprehur se deklarata e ministrit të Jashtëm të Bullgarisë nuk është në frymën e vlerave demokratike e as të civilizimit. Retorika e ashpërsuar Shkup – Sofje erdhi pas shlyerjes së gjuhës dhe identitetit maqedonas nga raporti i progresit të Parlamentit Evropian. Me gjithë reagimet, kryeministri Mickoski është shprehur se institucionet e vendit do të vazhdojnë përkushtimin në zbatimin e reformave drejt BE-së.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fokus funksionari i bdi se akuzohet per zjarret e pardjeshme ne shutke 68713d8d8d8ce
Lajmi i mëparshëm

FOKUS: Funksionari i BDI-së akuzohet për zjarret e pardjeshme në Shutkë

meta ankohet ne kushtetuese kara procesi ndaj metes ka shkelur garancite kushtetuese 68714bda04297
Lajmi i radhës

Meta ankohet në Kushtetuese/ Kara: Procesi ndaj Metës ka shkelur garancitë kushtetuese

Të fundit nga

ShkoLartë