ashley james shfaqet me joshese se kurre ne premiere me fustan pvc 68f9e4b16d6cd

Ashley James shfaqet më joshëse se kurrë në premierë me fustan PVC

October 23, 2025
1 minut lexim

Pas një debati të ndezur televiziv me gazetarin e famshëm Piers Morgan, ku ai e quajti “një viktimë qesharake”, prezantuesja dhe modelja britanike Ashley James ka reaguar me stil – dhe me shumë vetëbesim!

Vetëm disa orë pas përplasjes që u bë virale në programin This Morning, Ashley u shfaq në premierën e filmit “All’s Fair” në Londër, duke lënë gojëhapur të pranishmit me një fustan të nxehtë prej PVC-je që theksonte linjat e saj perfekte.

Në tapetin e kuq, 37-vjeçarja shkëlqeu me elegancë dhe një buzëqeshje që tregonte qartë se nuk kishte ndërmend t’i jepte Piers-it kënaqësinë e “fitimit” të debatit.

Image

Ashley James

Në intervistat pas eventit, Ashley u shpreh me tone të qeta, por therëse:

“Njerëzit si ai e kanë kthyer çdo debat për drejtësi dhe empati në një shfaqje për klikime. Nuk më prek më asgjë që thonë.”

Image

Ashley James

Për kujtesë, gjatë përplasjes televizive, Morgan e kishte akuzuar Ashley-n se “luan viktimën” në rrjetet sociale, ndërsa ajo i ishte kundërpërgjigjur se fjala “woke” — për të cilën debatonin — “nuk është fyerje, por thjesht ndjeshmëri ndaj padrejtësisë”.

Debati u bë menjëherë viral në Britani, por Ashley zgjodhi mënyrën më të mirë për të kthyer vëmendjen tek vetja — me stil, vetëbesim dhe një look që bëri xhiron e mediave.

Image

Ashley James

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

peje gjenden arme zjarri dhe fisheke ne nje veture arrestohet njeri nga te dyshuarit 68f9e396d78fe
Lajmi i mëparshëm

Pejë: Gjenden armë zjarri dhe fishekë në një veturë, arrestohet njëri nga të dyshuarit

lukrovski 1
Lajmi i radhës

Llurkovski: Zgjidhim problemet në Karposh

Të fundit nga

ShkoLartë