ash vlen deshtoi ne realizimin e programit premtimet per zgjedhjet lokale mashtrim i radhes 68a830e73e38e

ASh: VLEN dështoi në realizimin e programit, premtimet për zgjedhjet lokale, mashtrim i radhës

August 22, 2025
1 minut lexim

Shkup, 22 gusht – Aleanca për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit, akuzon koalicionin VLEN se nuk ka përmbushur premtimet e dhëna para qytetarëve.

Nga ASh thonë se në zgjedhjet e vitit 2024, VLEN u paraqit para qytetarëve me një listë premtimesh madhore për infrastrukturën kombëtare, por sot, në përfundim të pjesës së parë të mandatit qeverisës – shqiptarët ballafaqohen me zero realizim.

“Çfarë premtoi VLEN për infrastrukturën rrugore?

Ndërtimin e rrugës Tetovë–Prizren brenda dy viteve.

Rregullimin e rrugës dhe hapjen e kalimit kufitar Llojan (Likovë) – Miratoc (Preshevë).

Ndërtimin e rrugës Dibër–Peshkopi.

Krijimin e një Porti të Thatë në Strugë.

Rrjet hekurudhor modern Shkup–Prishtinë dhe Shkup–Strugë–Durrës.

Rrugë të digjitalizuara, me rrjet fibra optike.

Modernizim të pikëkalimeve kufitare dhe dokumentacion specifik për zonat kufitare, sipas modelit të Euroregjioneve.

Asgjë nga këto nuk është realizuar. VLEN sot mundohet të mbulojë dështimin e vet duke u lavdëruar me projekte të VMRO-DPMNE-së, duke dëshmuar se nuk ka as fuqi, as vizion, e mbi të gjitha nuk ka më besimin e shqiptarëve për të qeverisur”, akuzojnë nga ASh.

Duke parë se programi po dështon të realizohet dhe duke insistuar në afate kohore konkrete, Aleanca për Shqiptarët braktisi qeverinë dhe këtë koalicion hibrid dhe pa interes për t’u vënë në shërbim të qytetarit.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kercova ne zi dy nxenese te shkolle se mesme drita humbin jeten tragjikisht 68a82be78dc68
Lajmi i mëparshëm

Kërçova në zi: Dy nxënëse të shkollë së mesme “Drita” humbin jetën tragjikisht

aksident ne aksin lin pogradec perplasen nga nje makine e moshuara dhe nje vajze e vogel 68a83a54bff41
Lajmi i radhës

Aksident në aksin Lin–Pogradec, përplasen nga një makinë e moshuara dhe një vajzë e vogël

Të fundit nga

ShkoLartë