ash taravari vlen reklamohet obrm pdukm puneson 686d5f5c26794

ASH, Taravari: VLEN reklamohet, OBRM-PDUKM punëson

July 8, 2025
1 minut lexim

Në vend që të mbrojnë interesat e shqiptarëve, përfaqësuesit e VLEN-it po luajnë rolin e spektatorit të privilegjuar në një qeveri që sistematikisht i përjashton shqiptarët nga institucionet shtetërore, thuhet në kumtesën e ASH-së, krahu i Taravarit.

“Vetëm gjatë javës së parë të korrikut, në katër institucione qendrore janë realizuar gjithsej 133 punësime të reja, prej të cilave vetëm 5 u takojnë shqiptarëve, kryesisht në pozita të ulëta dhe asnjë në nivel udhëheqës. Konkretisht: 26 punësime në Ministrinë e Mbrojtjes (1 shqiptar), 10 në Ministrinë e Bujqësisë (0 shqiptarë), 50 në Ministrinë e Sportit (4 shqiptarë, pa asnjë në funksion drejtues), dhe 32 në Regjistrin Qendror (0 shqiptarë). Këto shifra nuk lënë vend për interpretime – ato dëshmojnë një diskriminim të qëllimshëm dhe të institucionalizuar.

Ky nuk është përjashtim i rastësishëm, por politikë e planifikuar për ekskluzion etnik, e heshtur dhe e toleruar nga partnerët shqiptarë të qeverisë.

VLEN, në vend që të mbrojë përfaqësimin e shqiptarëve, është zhytur në fushatë vetëpromovuese, ndërsa vendimmarrja reale dhe resurset publike kalojnë përmes filtrit të OBRM-së. Ata që dje predikonin “moral të lartë opozitar”, sot janë shndërruar në vazalë funksionalë të pushtetit, duke heshtur përballë padrejtësive të rënda”, thonë nga ASH.

Nga ASH dënojnë këtë praktikë diskriminuese dhe kërkon përgjegjësi politike të menjëhershme për këtë pabarazi të papranueshme në përfaqësim dhe punësim. Institucionet publike nuk janë çiflig politik, ato duhet të pasqyrojnë strukturën reale të popullsisë dhe të funksionojnë mbi parimin e barazisë dhe përfaqësimit të drejtë.

“Nëse shqiptarët përjashtohen sot nga konkurrimet, nesër përjashtohen nga vetë shteti”, thonë nga ASH.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shikoni momentin e arritjes se stuhise ne split 686d59087f91b
Lajmi i mëparshëm

Shikoni momentin e arritjes së stuhisë në Split

rama bllokada e qeverise ndaj prishtines eshte puro politike 686d5fd485b7f
Lajmi i radhës

Rama: Bllokada e qeverisë ndaj Prishtinës është puro politike

Të fundit nga

ShkoLartë