ash taravari prezanton piken e tete nga platforma kombetare decentralizimi i administrates publike dhe siguria publike 68a3727cc3cf9

ASH-Taravari prezanton pikën e tetë nga Platforma Kombëtare – Decentralizimi i Administratës Publike dhe Siguria Publike

August 18, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka prezantuar pikën e tetë të Platformës Kombëtare, e cila fokusohet në Decentralizimin e Administratës Publike dhe Sigurinë Publike. Kjo pikë thekson nevojën për një administratë efikase dhe të drejtë, si dhe për përfaqësim të barabartë të shqiptarëve në institucionet e sigurisë.

Administratë publike pa klientelizëm

Sipas ASH-Taravari, riorganizimi i administratës publike do të bazohet në parimet e meritokracisë, profesionalizmit dhe etikës, duke synuar eliminimin e klientelizmit dhe çdo forme të punësimeve partiake. Administrata komunale do të digjitalizohet për të ofruar shërbime më të shpejta, efikase dhe të qasshme për qytetarët.

“Çdo qytetar do të ketë mundësi të dijë se si shpenzohet çdo denar i buxhetit të komunës së tij,” thuhet në deklaratën zyrtare.

Fuqizimi i komunave shqiptare

ASH angazhohet për një transferim të plotë të kompetencave dhe buxheteve te komunat shqiptare, me qëllim që ato të kenë autonomi të plotë vendimmarrëse dhe të realizojnë projekte që reflektojnë nevojat e komuniteteve lokale. Transparenca dhe pjesëmarrja qytetare përmes platformave digjitale do të jenë elemente kyçe të këtij procesi.

Barazi në siguri publike

Në aspektin e sigurisë, Taravari premton përfaqësim të barabartë të shqiptarëve në polici dhe shërbimet zjarrfikëse, si dhe investime në ndriçim publik, kamera sigurie dhe përmirësim të infrastrukturës rrugore.

Programi përfshin edhe konceptin “Lagje e Sigurt”, që synon angazhimin aktiv të komunitetit dhe strukturave lokale në garantimin e rendit dhe parandalimin e kriminalitetit, me fokus të veçantë te të rinjtë dhe mbrojtja nga substancat e dëmshme. Në përmbyllje të prezantimit të kësaj pike, Taravari u bëri thirrje të gjitha partive politike dhe qytetarëve shqiptarë që të bashkohen në mbështetje të Platformës Kombëtare, për të ndërtuar një të ardhme më të fortë, më të drejtë dhe më të qëndrueshme për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Burimi: lajme24.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

barbara palvin perfundon ne spital 68a36e559cb53
Lajmi i mëparshëm

Barbara Palvin përfundon në spital

vraja e 14 vjecarit ne maliq softa e rende ngjarje te tilla po perseriten shoqeria sikur po mesohet me 68a380f4a2357
Lajmi i radhës

Vra*ja e 14-vjeçarit në Maliq/ Softa: E rëndë, ngjarje të tilla po përsëriten. Shoqëria sikur po mësohet me…

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë