ash taravari perkrahim studentet per mbajtjen e provimit te jurisprudences ne gjuhen shqipe 69874d7aa9643

ASH-Taravari: Përkrahim studentët për mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe

February 7, 2026
1 minut lexim

Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit ka reaguar ndaj vendimit të Ministrisë së Drejtësisë për të refuzuar kërkesën e studentëve shqiptarë që provimi i jurisprudencës të mbahet në gjuhën shqipe.

Sipas Aleancës, arsyetimi i Ministrisë se provimi nuk mund të zhvillohet në shqip pasi shërben si test për njohjen aktive të gjuhës maqedonase është “banal dhe juridikisht i paqëndrueshëm”, duke rënë ndesh me parimet kushtetuese dhe Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.

Aleanca për Shqiptarët shpreh mbështetje të plotë për iniciativën e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, i cili përmes mesazhit “FOLI SHQIP o taj!” artikuloi, sipas tyre, një të drejtë themelore që po mohohet padrejtësisht.

Po ashtu, përkrahet iniciativa e Avokatit të Popullit, i cili ka hapur procedurë për shqyrtimin e rastit dhe ka paralajmëruar analizë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe veprimeve konkrete të Ministrisë së Drejtësisë.

Në reagim kritikohet edhe Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, për përpjekjen e tij për të relativizuar refuzimin duke e quajtur Ligjin për Provimin e Jurisprudencës “me defekte”. Aleanca thekson se koalicioni VLEN është pjesë e Qeverisë për të zgjidhur probleme dhe jo për t’u ankuar për ligje që i zbaton prej vitesh.

Aleanca shtron edhe pyetje për rolin e Kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, duke kërkuar sqarim pse peticioni i studentëve shqiptarë u delegua te Ministria e Drejtësisë dhe nuk u trajtua në Kuvend.

Sipas Aleancës për Shqiptarët, Ministri i Drejtësisë me këtë vendim vendos veten mbi Kushtetutën, ligjin dhe institucionet e shtetit, duke cenuar rëndë parimet e shtetit të së drejtës dhe barazinë e qytetarëve.

Aleanca për Shqiptarët thekson se do të vazhdojë të qëndrojë në mbrojtje të të drejtave të studentëve shqiptarë dhe përdorimit të barabartë të gjuhës shqipe, si e drejtë kushtetuese dhe jo si privilegj që varet nga vullneti politik.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen transformuam institutin e transfuzionit ne qender moderne 6987472337b69
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Transformuam Institutin e Transfuzionit në qendër moderne

maya jama trondit fansat me fustanin qe dukej sikur ishte lakuriq 69874fb8e2670
Lajmi i radhës

Maya Jama “trondit” fansat me fustanin që dukej sikur ishte lakuriq

Të fundit nga

Trepça ’89 përforcohet

Trepça ’89 e Mitrovicës pretendon rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës. Mitrovicasit nuk rrijnë duarkryq, përforcojnë radhët me futbollistin Altin Ukiçi. Skuadra nga Mitrovica është në vend të katërt me 36
ShkoLartë