ash taravari garantues i oligarkeve jo ndeshkues i tyre mexhiti smund ta mbylle

ASH, Taravari: Garantues i oligarkëve, jo ndëshkues i tyre, Mexhiti s’mund ta mbyllë bixhozin

July 17, 2025
min lexim

Pavarësisht retorikës boshe për “luftë kundër bixhozit”, Izet Mexhiti po del të jetë jo armiku, por mbrojtësi më besnik i industrisë së lojërave të fatit në Maqedoninë e Veriut. Në çdo hallkë të kësaj skeme – nga Lotaria Shtetërore te bastoret e njohura, nga pyjet e shkatërruara në Kozhuf, e deri te koncesionet në Çair – del emri i tij, akuzojnë sot nga Aleanca për Shqiptarët, krahu i Taravarit.

Nga ASH thonë se ka lidhje të frikshme në mes Mexhitit dhe industrisë së bixhozit.

“Është pikërisht Izet Mexhiti – ai që me zë të lartë premtonte luftë kundër bixhozit – që sot është shndërruar në garantuesin më të heshtur të tij. Në vend që të mbrojë qytetarët, Mexhiti e ka kthyer Lotarinë Shtetërore në një vegël të pastër klienteliste dhe partiake.

Vetëm pak muaj më parë, ai emëroi Ahmet Miftarin si zëvendësdrejtor të Lotarisë Shtetërore, duke e prezantuar si “kuadër të OBRM-PDUKM-së”. Por faktet tregojnë se Miftari është bashkëpunëtor i ngushtë i vetë Mexhitit dhe kuadër i Lëvizjes Demokratike. Për më tepër, përfshirja e familjarëve të tij në Bordin e Lotarisë dëshmon për një kapje flagrante të këtij institucioni në funksion të interesave personale dhe politike.

Një tjetër skandal që thellon lidhjet e Mexhitit me industrinë e bixhozit është rasti në malin Kozhuf, ku kompania e Gjoko Sterjoskit – pronar i rrjetit të kazinove dhe bastoreve “Sportlife” – po shkatërron sipërfaqe të mëdha pyjore, duke dëmtuar rëndë biodiversitetin dhe ekosistemin lokal. E gjithë kjo po ndodh me heshtjen e ministrit të Ekologjisë, Izet Mexhiti. Dhe kjo heshtje nuk është pasivitet – është kompromis.

Mexhiti nuk është i ri në këtë lojë. Biznesmeni kontravers Rafet Muminoviç, një figurë qendrore e industrisë së bixhozit në vend, është parë shpesh publikisht pranë Mexhitit. Kujtojmë se gjatë mandatit të tij si kryetar i Komunës së Çairit, Muminoviç përfitoi koncesione për kazino, bastore dhe pika kredish të shpejta në hapësira publike, përfshirë edhe stadiumin e Çairit. Ky nuk është rastësi – është bashkëpunim i strukturuar”, thonë nga ASH.

Nga atje thonë se Projektligji i hartuar nga OBRM-PDUKM dhe i përqafuar pa kushte nga partnerët shqiptarë, e përqendron vendimmarrjen për licencat vetëm në duart e Qeverisë, duke përjashtuar çdo mekanizëm real të kontrollit publik, konkurrencës së ndershme apo transparencës institucionale.

Një shqetësim i madh është edhe përmbajtja e nenit 24 të këtij projektligji, i cili dëshmon qartë se nuk ka asnjë vullnet për mbylljen e lojërave të fatit pranë shkollave. Ky nen parasheh:

• Kazinot dhe klubet e automatëve të funksionojnë në hapësira të veçanta (paragrafi 1);
• Distanca 500 metra nga shkollat vlen vetëm për kazinot dhe lojërat elektronike (paragrafi 2);
• Bastoret janë përjashtuar nga ky kusht dhe mund të operojnë pranë shkollave (paragrafi 3);
• Në bastoret afër shkollave ndalohen vetëm pajisjet elektronike, jo vetë aktiviteti i bastit (paragrafi 4);
• Distanca matet nga kompani private, duke hapur rrugë për manipulime (paragrafi 5);
• Vendimmarrja për distancën i lihet Agjencisë për Kadastër, jo institucioneve arsimore apo komunave (paragrafi 6).

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shi e bresher alarm i verdhe leshohet nga enti meteorologjik 6878c9195d301
Lajmi i mëparshëm

Shi e breshër – Alarm i verdhë lëshohet nga Enti Meteorologjik

naim murseli ne gjykate me pamje te re reagon vesa kishte kohe me mbjell floket 6878ce05a14a2
Lajmi i radhës

Naim Murseli në gjykatë me pamje të re, reagon Vesa: Kishte kohë me mbjell flokët

Të fundit nga

ShkoLartë