ash renia e maqedonise se veriut ne indeksin e korrupsionit eshte alarm serioz institucional 6971f78e12202

ASH: Rënia e Maqedonisë së Veriut në Indeksin e Korrupsionit është alarm serioz institucional

January 22, 2026
1 minut lexim

Shkup, 22 janar – Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim lidhur me raportin e fundit të Transparency International, sipas të cilit Maqedonia e Veriut ka rënë për 12 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, duke u renditur në vendin e 88-të nga 180 shtete, me vetëm 40 pikë, theksohet në reagimin e ASH-së, të cilën MIA e transmeton në mënyrë intergrale.

Fakti që vendi humb 12 pozita me vetëm dy pikë më pak krahasuar me vitin 2023 tregon qartë se problemi nuk është statistik, por politik dhe institucional. Ky regres lidhet drejtpërdrejt me ndryshimet e kontestuara në Kodin Penal, të cilat u perceptuan gjerësisht si ndërhyrje për amnisti të fshehtë dhe mbrojtje të funksionarëve të korruptuar.

Këto veprime kanë minuar besimin e qytetarëve, kanë dëmtuar seriozisht sundimin e ligjit dhe kanë dërguar sinjal negativ te partnerët ndërkombëtarë. Lufta kundër korrupsionit nuk bëhet me deklarata, por me ligje të forta, institucione të pavarura dhe përgjegjësi reale.

Aleanca për Shqiptarët kërkon me urgjencë rishikim urgjent të ndryshimeve në Kodin Penal që dobësojnë ndjekjen e korrupsionit të nivelit të lartë, por edhe pavarësi reale të gjyqësorit dhe prokurorisë, pa ndikim politik;

Insistojmë në transparencë dhe llogaridhënie për çdo vendim që cenon interesin publik, si dhe srategji konkrete dhe të matshme për luftë efektive kundër korrupsionit.

Pa drejtësi nuk ka besim. Pa besim nuk ka integrim evropian. Çdo hap prapa në luftën kundër korrupsionit është hap prapa për shtetin dhe për qytetarët.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ankesa ndaj evropes dhe groenlanda cnn pese mesazhe te forta nga trump ne davos 6971f74770681
Lajmi i mëparshëm

Ankesa ndaj Evropës dhe Groenlanda, CNN: Pesë mesazhe të forta nga Trump në Davos

rama pret ne takim ambasadorin francez 6971f82e6c152
Lajmi i radhës

Rama pret në takim ambasadorin francez

Të fundit nga

Këto ngjarje zhvillohen të hënën

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ku janë paraparë deklaratat përmbyllëse. (Hagë, 09:00-16:30) Vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme plenare për shqyrtimin e parë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin

Jules Kounde me valixhe në duar

Me një rënie të ndjeshme të formës, por edhe të përplasjeve të vazhdueshme me Hansi Flick për shkak të sjelljeve të tij jashtë fushës së lojës, Jules Kounde duket se do të
ShkoLartë