ash kerkon verifikim te zgjedhjes se xhihan ahmed ne komisionin kunder diskriminimit 6973490a55d43

ASH kërkon verifikim të zgjedhjes së Xhihan Ahmed në Komisionin kundër diskriminimit

January 23, 2026
1 minut lexim

Shkup, 23 janar – Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim serioz lidhur me procesin e zgjedhjes së znj. Xhihan Ahmed si anëtare e Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi, proces i cili, sipas të dhënave të bëra publike, shoqërohet me dyshime të bazuara për parregullsi procedurale dhe mosplotësim të kushteve ligjore.

Nga informacionet dhe dokumentet e analizuara rezulton se kandidatja nuk ka paraqitur dëshmi të mjaftueshme për përmbushjen e kritereve thelbësore të parashikuara me ligj dhe me thirrjen publike, përfshirë:
• përvojën e përgjithshme profesionale të kërkuar për këtë funksion,
• minimum 7 vite përvojë në fushën e të drejtave të njeriut,
• si dhe minimum 5 vite përvojë në fushën e barazisë dhe mosdiskriminimit.

Po ashtu, shqetësim i veçantë mbetet edhe çështja e neutralitetit politik. Pavarësisht deklaratës me shkrim për mosangazhim partiak, ekzistojnë informacione publike dhe të verifikueshme që e lidhin kandidaten me struktura të një partie politike, gjë që bie ndesh drejtpërdrejt me parimin e paanshmërisë politike, parim kyç për funksionimin e Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi si organ i pavarur.

Aleanca për Shqiptarët kërkon:
• verifikim të plotë dhe të pavarur të gjithë procedurës së zgjedhjes,
• kontroll të detajuar të përmbushjes së kushteve ligjore dhe materiale,
• verifikim të saktësisë së deklaratës për neutralitet politik,
• dhe, nëse konstatohen parregullsi, anulim të vendimit për zgjedhje.

Institucionet e pavarura nuk mund dhe nuk duhet të jenë rezultat i pazareve politike apo i standardeve të dyfishta. Çdo devijim nga ligji dëmton besimin e qytetarëve dhe cenon drejtpërdrejt funksionimin e shtetit të së drejtës.

Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë të ndjekë këtë çështje dhe do të insistojë në transparencë të plotë dhe përgjegjësi institucionale.

Aleanca për Shqiptarët

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

rusia ukraina dhe shba bisedime trepaleshe ne abu dhabi 697348c221ef5
Lajmi i mëparshëm

Rusia, Ukraina dhe SHBA, bisedime trepalëshe në Abu Dhabi

donacion 25 milione euro emiratet arabe do te ndertojne spitalin e gjinekologjise ne prishtine 697349ae390ad
Lajmi i radhës

Donacion 25 milionë euro, Emiratet Arabe do të ndërtojnë Spitalin e Gjinekologjisë, në Prishtinë

Të fundit nga

Këto ngjarje zhvillohen të hënën

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ku janë paraparë deklaratat përmbyllëse. (Hagë, 09:00-16:30) Vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme plenare për shqyrtimin e parë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin

Jules Kounde me valixhe në duar

Me një rënie të ndjeshme të formës, por edhe të përplasjeve të vazhdueshme me Hansi Flick për shkak të sjelljeve të tij jashtë fushës së lojës, Jules Kounde duket se do të
ShkoLartë