ash asnje shqiptar mes 13 mesuesve te shperblyer nga mash i 6ac3e8b549798

ASH: Asnjë shqiptar mes 13 mësuesve të shpërblyer nga MASh-i

October 5, 2026
1 minut lexim
att.33m7AwUaXSDu9tWWsxtLtzuoUb2HW5dC rFBF963AGc 1

Aleanca për Shqiptarët (ASh) ka reaguar ndaj përzgjedhjes së 13 punonjësve më të mirë të arsimit për vitin shkollor 2025/2026, duke theksuar se mes të shpërblyerve nuk ka asnjë shqiptar.

Nga partia thonë se në listë ka mësues nga Tetova dhe Gostivari, por, sipas tyre, nuk është përzgjedhur asnjë mësues shqiptar.

„Nga 13 mësuesit e shpallur më të mirët për vitin shkollor 2025/2026, asnjë nuk është shqiptar. Madje, në listë ka mësues nga Tetova dhe Gostivari, qytete me mijëra nxënës, mësues dhe profesorë shqiptarë, por për Ministrinë nuk u gjet asnjë mësues shqiptar që meriton të jetë ndër më të mirët“, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.

Partia vlerëson se ky rast ngre pikëpyetje mbi mënyrën e përzgjedhjes dhe kërkon më shumë transparencë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh).

Aleanca kërkon që Ministria publikisht të bëjë të ditura kriteret e përzgjedhjes, pikët e kandidatëve dhe përbërjen e komisionit që ka vendosur për këto çmime.

Nga partia theksojnë se shqiptarët „nuk kërkojnë dhurata dhe as privilegje“, por, siç shprehen, „një shtet që i sheh, i vlerëson dhe i trajton në mënyrë të barabartë“.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zevendeskryeministri i pare bekim sali gjermania mbetet mike dhe mbeshtetese e rendesishme e rrugetimit evropian 6ac3e764ee4b2
Lajmi i mëparshëm

Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali: Gjermania mbetet mike dhe mbështetëse e rëndësishme e rrugëtimit evropian

Të fundit nga

ShkoLartë